Kritikë & EstetikëCamille PagliaMacet kane mendime te fshehta, vetedija e tyre eshte...

Macet kane mendime te fshehta, vetedija e tyre eshte e ndare.

-

Macet kane mendime te fshehta, vetedija e tyre eshte e ndare. Nuk ka asnje kafshe tjeter qe te jete kaq ambivalente, me rryma kaq nderthurese ndjenjash te dyfishta, sikunder ndodh me nje mace qe teksa gerhet, papritur t’i ngul dhembet ne krah ne forme paralajmerimi. Drama e brendshme e nje maceje qe rri shtrire, telegrafohet nga veshet e saj qe kthehen ne drejtim te cdo zhurme te larget, teksa syte i perqendron me adhurim te pavertete tek syte tane, dhe se dyti, nga bishti, te cilin macja e tund kercenueshem edhe kur dremit. Here-here, macja ben sikur nuk ka asnje lidhje me bishtin e saj, te cilit i sulet me terbim. Bishti qe tundet dhe dridhet eshte barometri ktonik i botes apoloniane te maces. Eshte gjarpri ne kopshet, qe hidhet dhe perplaset pas toke me paramendime te liga. Natyra e dyfishte e paqarte e maces shfaqet nepermes ndryshimesh te papritura te humorit te saj, kalimeve te befta nga perhumbja ne mani, me ane te te cilave ajo provokon gjykimin tone: “Mos u afro me shume. Nuk mund te me njohesh dot kurre”.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty