Kritikë & EstetikëCamille PagliaNje mbret, qe sundon i vetem, eshte koka e...

Nje mbret, qe sundon i vetem, eshte koka e shtetit, ndersa njerezit jane trupi. Faraoni eshte syri i mencur, qe nuk i dridhet asnjehere qerpiku.

-

Nje mbret, qe sundon i vetem, eshte koka e shtetit, ndersa njerezit jane trupi. Faraoni eshte syri i mencur, qe nuk i dridhet asnjehere qerpiku. Ai bashkon te shumtet e shperndare. Bashkimi i Egjiptit te siperm dhe te poshtem, nje triumf gjeografik, ishte pervoja e pare njerezore e perqendrimit, kondensimit, konceptualizmit. Ketu lindi rendi shoqeror dhe ideja e rendit shoqeror. Egjipti eshte epopeja e pare hierarkike e historise. Faraoni, i larte dhe sublim, sodiste shfaqjen e jetes. Syri i tij ishte disku i diellit ne maje te piramides shoqerore. Ai kishte pikepamje, vije apoloniane shikimi. Egjipti shpiku magjine e imazhit. Mistika e mbreterimit duhej projektuar mijera milje larg qe te mund ta mbante kombin te bashkuar. Konceptualizim dhe projektim: ne Egjipt u farketua vija formaliste apoloniane, e cila do te perfundonte me kinemane moderne, zhanri me i madh i ketij shekulli.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty