Forma e artit mashkullor te ndertimit fillon ne Egjipt. Kish pasur pune botore edhe me pare, sic qene muret e famshme te Jerikos, por ato ishin te tilla qe nuk e kenaqnin syrin. Ne Egjipt, ndertimi eshte gjeometri mashkullore, lartesim i se dukshmes. Qartesia e formave te kuptueshme, e cila eshte baza e zhvillimit apolonian grek ne art dhe mendim, shafqet per here te pare ne Egjipt. Ne Egjipt, figura ideale njerezore eshte shtylla, element arkitekturor-gjeometrik. Gjigandizmi i natyres pjellore eshte mashkullorizuar dhe ashpersuar. Egjipti ka pak drunj, por shume gur. Aty, punimi i gurit eshte kthyer ne art. Trupi eshte nje obelisk, katror, fallik, qe sheh nga qielli, nje vije apoloniane qe sfidon kohen dhe ndryshimin organik.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka