Kritikë & EstetikëCamille PagliaGjetja e pare arkeologjike e artit perendimor eshte e...

Gjetja e pare arkeologjike e artit perendimor eshte e ashtuquajtura Venusi i Willendorf-it, nje statuje teper e vockel (e larte pak me shume se 11 cm) e paleolitit, e gjetur ne Austri.

-

Gjetja e pare arkeologjike e artit perendimor eshte e ashtuquajtura Venusi i Willendorf-it, nje statuje teper e vockel (e larte pak me shume se 11 cm) e paleolitit, e gjetur ne Austri. Ne te shohim te misheruar te gjitha ligjet e cuditshme te kultit primitiv te tokes. Gruaja eshte idol dhe objekt, perendeshe dhe e burgosur. Ajo eshte e varrosur ne masen e bollshme te trupit te saj pjellor. Venusi i Willendorfi-t tingellon komik sepse, nuk ka asnje kriter sipas te cilit te konsiderohet e bukur. Por bukuria nuk ishte bere ende nje kriter i artit. Ne paleolit, arti ishte magji, rikrijimi ritual i asaj qe deshirohet. Pikturat e shpellave nuk beheshin per t’u pare. Per ne, bukuria e tyre eshte e rastesishme. Muret e shpellave ishin te mbushura me bizone dhe drere, pergjate te gjitha te dalave, dhe te hyrave shkembore. Arti ishte magji, thirrje: nena natyre, bej qe te kthehen kopete ne menyre qe njerezit te kene per te ngrene. Shpellat ishin barku i perendeshes, kurse arti nje shkarravine seksuale, nje mbarsje. Ai kish ritem dhe gjalleri, por ende jo status figurativ. Venusi i Willendorfi-t, nje imazh kulti gjysem i gdhendur prej nje guri te palatuar, nuk eshte e bukur, per shkak se arti nuk e ka gjetur ende lidhjen e tij me syrin. Dhjami i saj eshte simbol bolleku ne nje epoke urie. Ajo eshte tepria e natyres, te cilen burri mezi pret ta perdore per shpetimin e tij. Venusi i Willendorf-it mbart me vete shpellen e saj. Ajo eshte e verber dhe e fshehte. Gershtat e saj te ashpra, te radhitura si ne nje fushe te mbjelle, duket sikur i paraprijne shpikjes se bujqesise. Ballin e ka me brazda. Mungesa e fytyres eshte pangjyresia e seksit dhe e fese primitive. Nuk ka ende psikologji apo identitet, sepse nuk ka shoqeri, nuk ka kohezion. Burrat tuten dhe shperndahen nen shperthimin e elementeve. Venusi i Willendorf-it eshte pa sy per shkak se natyra mund te shihet, por nuk mund te njihet. Ajo qendron e larget edhe kur vret dhe krijon. Statutja e vockel, kaq e tejmbushur dhe e beshme ritualisht, sic eshte, ritualisht eshte e padukshme. Perpra saj, syri vagellohet. Ajo eshte reja e nates arkaike. E fryre, e enjtur, perveluese, Venusi i Willendorf-it, e perkulur mbi barkun e saj, kujdeset per kazanin e natyres. Ajo eshte perjetesisht e mbarsur. Ajo kllocit, ne te gjitha kuptimet. Ajo eshte pule, cerdhe, veze. Fjalet latine ma-ter dhe materia, nene dhe materie, jane te lidhura etimologjikisht. Venusi i Willendorf-it eshte nena natyre si pjellorizuese parake, qe filloi te linde forma foshnjore. Ajo eshte femer, por jo femerore. Ajo eshte e fryre nga forcat primitive, plot shpresa te medha. Ajo nuk ka kembe. Po ta vesh drejt mund te rrezohet. Gruaja eshte e paafte te levize, e shtypur nen peshen e gjinjve te fryre dhe te vitheve te saj. Sikunder Aferdita e Milos, Venusi i Willendrof-it nuk ka krahe. Ne vend te tyre ka pellembe te sheshta te gervishtura ne gur, te pazhvilluara, te padobishme. Ajo nuk ka as gishtat e medhenj, pra si rrjedhoje, nuk ka vegla. Ndryshe nga burri, ajo as nuk mund te endet andej ketej, as te ndertoje. Ajo eshte nje mal te cilit mund t’i ngjitesh, por qe vete nuk mund te luaje dot kurre vendit.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty