POEZIPablo NerudaPër Matilde Urrutia, Gruas sime të dashur - Nga...

Për Matilde Urrutia, Gruas sime të dashur – Nga Pablo Neruda

-

Unë kam vuajtur teksa shkruaja këto sonete të keqemërtuara
Ato më kanë lënduar dhe më kanë shkaktuar dhimbje
POR LUMTURIA QË NDIEJ DUKE T’I OFRUAR TY
ËSHTË PO AQ VIGANE SA NJË SAVANË
Kur i vura vetes këtë detyrë
UNË E DIJA SHUMË MIRË SE NË KRAHË TË DJATHTË TË SONETEVE
ME SHIJE ELEGANTE DHE TË DALLUESHME
POETËT E TË GJITHA KOHËVE KANË SJELLË SË BASHKU RIMA QË TINGËLLOJNË SI ARGJEND
APO KRISTAL, APO GJUAJTJE ME TOP
Por unë, me përunjësi të madhe, i bëra këto sonete nga druri
Unë u dhashë atyre tingullin e asaj substancës së pastër të errët
Dhe kjo është mënyra se si ato duhet të arrijnë tek veshët e tu
Sikur po ecën nëpër pyje apo plazhe, përgjatë liqeneve të fshehur
Në gjerësi gjeografike të spërkatura me hir
Ti dhe unë kemi mbledhur copëza të pastra klithmash
Copëza druri subjekt i ardhjeve dhe ikjeve të ujrave dhe të kohës
Nga këto baza të buta, më pas, me kapele, me hanxhar dhe thikë xhepi
Unë ndërtova këto pirgje rrangallash me dashuri
Dhe secila me katërmbëdhjetë fjalë, unë ndërtova shtëpi të vogla
NË MËNYRË QË SYTË E TU, QË UNË I ADHUROJ
DHE TË CILAVE I KËNDOJ
TË JETOJNË NË TO
TANI QË I KAM DEKLARUAR THEMELET E DASHURISË SIME
TA DORËZOJ TY KËTË SHEKULL
Sonete të drunjta
Që vijnë në jetë vetëm sepse ti u dhe atyre jetë
Për Matilde Urrutia, Gruas sime të dashur
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty