POEZIPablo NerudaOde per diten e pare te vitit - Pablo...

Ode per diten e pare te vitit – Pablo Neruda

-

Diten e pare te vitit
Ne e identifikojme
Sikur
Ajo te ish
Nje kale prej druri
E ndryshme nga te gjithe
Kuajt
Ne zbukurojme ballin e saj
Me nje fjongo
Ne varim
Ne qafen e saj zilka shume ngjyreshe
Dhe ne mesnate
Ne beheni gati qe ta presim
Sikur ajo te ish
Nje eksploruese qe zbret nga nje yll
Menyra se si buka i ngjan
Bukes se djeshme
Nje unaze
Te gjitha unazat
Ditet
Pulsojne
Qartesisht, me tingellima, fluturimthi
Dhe shtrihen ne naten e erret
Une shoh diten e fundit te ketij viti
Mbi nje tren, drejt shirave
Te nje arqipelagu te larget vjollce
Dhe njeriun
Mbi makine
Te komplikuar si nje ore nga parajsa
Duke ulur syte e tij
Tek pafundesia
Sundintar i hekurrudhave
Tek dorezat e shkelqyeshme
Tek kocka e gjalle e zjarrit
Te drejtuesit te trenave
Qe pershejtojne
Drejt stacioneve te zeza te nates
Ky fund
I ketij viti
Pa grua apo femije
A nuk eshte njesoj per ata qe kane ikur dhe ata qe do te vijne?
Nga rruget
Dhe punishtet
Dita e pare
Agimi i pare
I vitit qe fillon
Ka te njejten ngjyre te ndryshkur
Si hekuri i trenit
Dhe njerezit gjate rruges e pershendesin ate
Lopet, fshatrat
Avulli i drites se pare te dites
Pa e ditur se ajo eshte
Dera e vitit
Nje dite
Qe lajmerohet
Nga kembanat
E zbukuruar me shtellunga
Dhe karafila
Toka nuk e di
Se ajo do te marre
Ate ar
Dite, gri, si ne parajsa
Ajo do te shtrihet neper kodra
Duke riguar mbi te me shigjeta
Shirash te tejdukshem
Dhe me pas
Ajo do te gjarperoje
Ne nje tub
Duke grumbulluar ne te hije
Keshtu ajo eshte
Vec nje dere e vogel shprese
Dita e vitit te ri
Megjithese ti je si buka
E te gjitha bukave
Ne do te te jetojme ndryshe
Ne do te te hame
Do te te lulojme
Do te presim per ty
Ne do te te vendosim si nje kek
Ne jetet tona
Ne do te te ndricojme
Si shandan
Ne do te te pijme
Sikur ti te ishe nje topaz
Dita e vitit te ri
Dite elektrike
E fresket
Te gjitha gjethet
Dalin te gjelbra
Nga trungu i kohes
Kurorezona
Me uje
Me jazemine te hapur
Me te gjitha aromat e perdorura
Po
Edhe pse
Ti je
Vetem
Nje dite
Nje dite e shkrete
Njerezore
Aureola jote
Rreh
Permbi kaq shume
Zemra te lodhura
Dhe ti je
Nje dite e re
E rese qe do te vije
Buke e papare me pare
Kulle e perhershme
Ode per diten e pare te vitit
Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Njerezit duke pare nje film ne 3D, 2018 nga Zinni Veshi
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty