POEZIJulia de BurgosPër Julia de Burgos - Nga Julia de Burgos

Për Julia de Burgos – Nga Julia de Burgos

-

Tani njerëzit murmurijnë se unë jam armikja jote

Sepse ata pretendojnë se në vargje

Unë i tregoj botës esencën tënde

Ata gënjejnë, Julia de Burgos

Ata gënjejnë, Julia de Burgos

ZËRI QË NGRIHET NË VARGJET E MIA NUK ËSHTË I YTI: ËSHTË I IMI

SEPSE TI JE NJË MALL, NDËRSA UNË ESENCA

Sepse mes këtyre të dyjave shtrihet humnera e madhe

TI JE DORDOLECI GJAKFTOHTË I MASHTRIMIT SOCIAL

DHE UNË, SHKËLQIMI I FURISHËM I SË VËRTETËS NJERËZORE

Ti, me hipokrizi prej kurtezaneje…mjalti; jo unë

Zemra e të cilave shfaqet në poemat e mia…të gjitha

TI JE SI BOTA, EGOISTE; JO UNË

QË GUXON TË JETË AJO QË ËSHTË ME TË VËRETË

Ti je thjesht zonja e patëmetë, elegante

JO UNË; UNË JAM JETA, UNË JAM FORCA, UNË JAM GRUA

Ti i përket tët shoqi, padronit tënd; jo unë

Unë nuk i përkas askujt, apo të gjithëve, sepse të gjithëve

Gjithëkujt

Me mendim dhe ndjenjë të frytshme, unë i jap vetveten

Për Julia de Burgos

Nga Julia de Burgos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Imazhi via @iammethisisi

#art #poetry #juliadeburgos #enkeledasuti #aiart

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty