POEZICzeslaw MiloszPjekja e vonë - Czeslaw Milosz 

Pjekja e vonë – Czeslaw Milosz 

-

Jo herët, por vonë me afrimin e vitit tim të nëntëdhjetë

NDJEVA TEK UNË HAPJEN E NJË DERE DHE HYRA

NË QARTËSINË E MËNGJESIT TË HERSHËM

NJËRA PAS TJETRËS JETËT E MIA TË MËPARSHME U NISËN

SI ANIJE, SË BASHKU ME DHIMBJET E TYRE

Dhe shekujt, qytetet, kopshtet, dhe gjiret e deteve

Të caktuara brushës sime u afruan

Gati tani për t’u përshkruar më mirë se më parë

Unë nuk u ndava nga njerëzit

Dhimbja dhe mëshira u bashkuan me ne

NE HARROJMË – VAZHDOJA TË THOJA UNË – SE NE JEMI QË TË GJITHË FËMIJË TË MBRETIT
SEPSE NGA ATJE NGA VIJMË NE NUK KA NDARJE

NË PO DHE JO, NË ËSHTË, ISHTE DHE DO TË JETË

Ne ishim të mjerë, ne përdorëm jo më shumë se një të dhjetën e

Dhuratave që na u dhanë për udhëtimin tonë të gjatë
ÇASTE NGA DJE DHE NGA SHEKUJ MË PARË

GODITJA E NJË SHPATE, PIKTURIMI I QERPIKËVE PËRPARA NJË PASQYRE

NJË METAL I LUSTRUAR, GODITJA FATALE E NJË MUSHQETE, NJË ANIJE ME VELA

Duke goditur vetveten kundrejt shkëmbijve nënujorë

ATO BANUAN TEK NE

DUKE PRITUR PËR PËRMBUSHJEN
Unë e kam ditur, gjithmonë, se do të isha një punëtor në vreshtë

Siç janë të gjithë burrat dhe gratë që jetojnë në të njëjtën kohë

Qoftë nëse ata janë të vetëdijshëm apo jo

Pjekja e vonë

Czeslaw Milosz 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura nga Fatos Bylykbashi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty