ARTArti në xham(PJESA 3 – E FUNDIT): TË KUPTOJMË ARTIN NË...

(PJESA 3 – E FUNDIT): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ – Teknikat e artit në xham: Xhami i shkrirë, Arti i xhamave me ngjyra, Xhami i ftohtë, Xhami i thurur, Arti i xhamave të thyer

-

(PJESA 3 – E FUNDIT): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ

Teknikat e artit në xham: Xhami i shkrirë, Arti i xhamave me ngjyra, Xhami i ftohtë, Xhami i thurur, Arti i xhamave të thyer

NGA REVISTA ARTLAND

Xhami i shkrirë

Arti i xhamit të shkrirë realizohet duke shkrirë pjesë të ndryshme xhamash së bashku në një furrë. Në disa raste, xhami mund të shkrihet plotësisht deri kur dy pjesët fillestare përzihen, shkrihen bashkë. Megjithatë, në raste të tjera, xhmai mund të shkrihet deri në atë pikë kur ai bëhet ‘ngjitës’ në mënyrë që artisti të mund të krijojë dizanjo, forma dhe modele të veçanta.

Arti i xhamave me ngjyra

Një formë e zakonshme e parë e artit në xham është xhami me ngjyra. Për shkak të efektit ngërthyes të dritës që vezullon përmes paneleve të xhamave me ngjyra, kjo teknikë është lidhur veçanërisht me dritaret e Kishave dhe me vende të tjera të rëndësishme adhurimi, veçanërisht ato të ndërtuara gjatë Epokës Gotike. Xhamat me ngjyra ngjyrosen duke përdorur agjentë ngjyrosjeje të oksidit metalik të tillë si bakër apo kobalt, të cilët shtohen në xhamin e shkrirë dhe përzihen për të krijuar formën e dëshiruar të ngjyrës.

Xhami i ftohtë

Përdoren teknika të ndryshme për krijimin e veprave të artit, duke përfshirë skalitjen, lustrimin, gravurën, dhe prerjen. Metoda të tilla varen nga ndryshimi i formës apo sipërfaqes së xhamit pa nxehtësi me qëllim për të krijuar efektin e dëshiruar.      

Xhami i thurur

Një shtesë e re në këtë fushë, xhami i thurur është bërë i famshëm nga disa praktikues. Një prej tyre është artistja e xhamit me seli në Seattle, Carol Milne. Që prej vitit 2006, ajo ka krijuar xham të thurur përmes një procesi që përshin thurjen, dhënien e modelit/formës dhe derdhjes në furrë. Në fillim, ajo krijon një skulpturë prej dylli të objekteve që ajo do të prodhojë në një lloj të veçantë modeli që përdoret në temperatura të larta. Më pas, ajo përdor nxehtësinë për të shkrirë dyllin, duke lënë një hapërirsë boshe brenda modelit. Ajo shton në të xhamin që është shkrirë, dhe pret deri sa ai të ftohet. Më pas, ajo mund ta modelojë atë për të formuar pjesët e saj të thurura të fijeve që lakohen rreth gjilpërave.

Arti i xhamave të thyer

Arti i xhamave të thyer përdor pjesë xhamash të thyer për të krijuar efektin e dëshiruar artistik. Për shembull, mozaikët shpesh përdorin pjesë xhamash të thyer të ngjyrosur për të krijuar art. Këto gjenden zakonisht në mure, dysheme, madje edhe në dekorimet e shtëpive. Në mënyrë të ngjashme, disa artistë e kanë përdorur atë për të zbukuaurar takëmet apo poçaritë me dizanjo të ndërlikuara. Në shumë raste, artisti merr fletë xhami, i thyen ato në pjesë më të vogla, dhe përdor pjesët për të krijuar dizanjo të reja.

Imazhi: Dritaret Rozë, Xhamat me ngjyra të Notre Dame, Paris

Burimi: https://magazine.artland.com/glass-art-guide-techniques/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #glassart #contemporaryart #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty