ARTArti në xham(PJESA 2): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT...

(PJESA 2): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ – Teknikat e artit në xham: Xhami i fryrë, Xhami i punuar me flakë, Xhami i derdhur

-

(PJESA 2): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ

Teknikat e artit në xham: Xhami i fryrë, Xhami i punuar me flakë, Xhami i derdhur

NGA REVISTA ARTLAND

Nga antikiteti deri në shekullin e 21-të janë përdorur një sërë teknikash të ndryshme të artit në xham nga artistët nëpër të gjithë botën. Le t’i eksplorojmë ato në detaje.        

Xhami i fryrë

Arti i xhamit të fryrë krijohet përmes punimit/dhënies formë të xhamit të shkrirë në dizanjo të ndryshme. Xhami shkrihet përpara se artisti të përdorë një gyp metali (apo gyp për fryrje) për të fryë ajër në xhamin e shkrirë për të krijuar një flluskë që mund të formësohet në dizanjot më krijuese. Midis mjeshtrave të sotshëm të xhamit të fryrë është artisti amerikan Dale Chihuly, i cili ka krijuar vepra me famë në të gjithë botën të tilla si Dielli Paqësor (2011) dhe më vonë, Skulpturën e Shtëpisë prej Xhami (2012) në Kopshtin prej Xhami Chihuly, në Seattle.             

Xhami i punuar me flakë

Punimi i flakës, gjithashtu e njohur si punimi i llampës, është një teknikë që përfshin përdorimin e një pishtari (apo të një llampe) për të shkrirë xhamin dhe më pas formësimin e tij duke përdorur instrumente më të specializuara të punimit të xhamit. Arti i xhamit të punuar me flakë u bë i famshëm në shekullin e 14-të në Murano (Itali) dhe në mes të shekullit të 19-të ai u shtri në Francë për prodhimin e topave prej xhami të realizuara duke punuar pjesë xhamash të ngjyrosur me një pishtar në formën e luleve, frutave, apo kafshëve të stilizuara, të cilat, më pas, futeshin në një kube xhami.

Xhami i derdhur

Një teknikë tjetër e përdorur zakonisht është xhami i derdhur apo derdhja e xhamit. Kjo metodë krijon objekte duke derdhur xham të shkrirë në modele të paradizenjuara. Pas kësaj, xhami lihet për t’u ngurtësuar. Kjo është një qasje për krijimin e artit në xham që është përdorur për një kohë të gjatë. Në fakt, historianët e kanë datuar zhvillimin e tij që në shekullin e 15-të para Krishtit në Egjiptin e Lashtë dhe Mesopotami.

Imazhi 1: Dale Chihuly, Diell Paqësor (2011) dhe Skulpturë Shtëpie Xhami (2012) në Kopshtin prej Xhami Chihuly, Seattle.

Imazhi 2: Skulpturë xhami e derdhur në furrë nga artistja nga Zelanda e Re, Sue Hawker

Burimi: https://magazine.artland.com/glass-art-guide-techniques/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #glassart #contemporaryart #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty