ARTArti në xham(PJESA 1): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT...

(PJESA 1): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ – Çfarë është arti në xham?

-

(PJESA 1): TË KUPTOJMË ARTIN NË XHAM DHE TEKNIKAT E TIJ

Çfarë është arti në xham?

NGA REVISTA ARTLAND

“Unë dua që njerëzit të përmbyten nga drita dhe ngjyra në një mënyrë siç nuk e e kanë përjetuar kurrë më parë.” – Dale Chihuly

Arti në xham ka qenë me ne për mijëra vjet, dhe ende mbetet një medium krijues dominues për artin bashkëkohor.

Ky medium përfshin vepra të realizuara pjesërisht ose plotësisht me xham. Veprat mund të përfshijnë vazo xhami, dritare me ngjyra, dhe pjesë xhevahirësh. Megjithatë, nuk janë vetëm objektet e krijuar nga xhami që janë interesante, por gjithashtu edhe metodat e ndryshme përmes të cilave realizohet ky art. Ndonëse ne që të gjithë mund të njohim zanatin e fryrjes së xhamit, ne mund t’i njohim më pak stilet e tjera të tilla si arti në xham të shkrirë ose të thurur.  

Por kur ka filluar artbërja në xham?

Punimi i xhamit daton  3,600 vjet më parë në Mesopotami, por diskutimi se kur është realizuar me të vërtetë xhami i parë, është ende i hapur midis akademikëve. Megjithatë, përdorimi i xhamit për qëllime funksionale dhe dekorative nuk ka rreshtur kurrë së ekzistuari, dhe teknikat e zanatit janë zhvilluar dhe zgjeruar gjatë shekujve. Prodhimi i artit në xham ka kapur shpirtin e epokave të ndryshme të tilla si Epoka Mesjetare, me shkembujt magjepsës të dritareve me xham të ngjyrosur në kishat, manastiret dhe katedralet Katolike nëpër Evropë apo, më vonë, shpirtin në fillim të shekullit të 20-të me motivet dekorative të Art Deco dhe Art Nouveau, apo gjithashtu edhe eksperimentet e realizuara nga lëvizja e Studios Amerikane të Xhamit (American Studio Glass).          

Imazhi 1: Dale Chihuly, Kopësht Xhami, Muzeu i Seattle-it, Washington

Imazhi 2: Dritare Art Nouveau nga Józef Mehoffer, Katedralja e Fribourg-ut, 1898-1899

Burimi: https://magazine.artland.com/glass-art-guide-techniques/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #glassart #contemporaryart #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty