ART(PJESA 3): ARTI I FRIKËSIMIT - Pikturat e frikshme...

(PJESA 3): ARTI I FRIKËSIMIT – Pikturat e frikshme të Francisco Goya

-

(PJESA 3): ARTI I FRIKËSIMIT

Pikturat e frikshme të Francisco Goya

Nga REVISTA ARTSPER  

Piktura “Saturni duke përpirë të birin” e Francisco Goya është një shembull i ndryshimeve/ zhvendosjeve artistike. Kjo vepër paraqet Saturnin, të atin e Zeusit në mitologjinë greke, duke ngrënë të birin. Sipas mitologjisë, Saturni i hëngri të gjithë fëmijët e tij nga frika se ata mund ta rrëzonin atë nga froni. Kjo vepër është një nga Pikturat e Zeza të Goya-s, një seri veprash që ai prodhoi ndërmjet viteve 1819 dhe 1823. Deri në atë kohë, artisti kishte kaluar pjesën e tij të dhimbjeve dhe vështirësive. Ai kishte qenë dëshmitar i Luftrave Napoleoniane, dhe i kishte mbijetuar thuajse dy sëmundjeve fatale. Për pasojë, ai u bë më i hidhët ndaj njerëzimit dhe kishte vuajtur nga traumat mendore.

Ai u vendos në një shtëpi jashtë Madridit të quajtur “Vila e Njeriut të Shurdhët” në vitin 1819, ku ai prodhoi Pikturat e tij të Zeza. Këto vepra nuk ishin synuar kurrë për të lënë shtëpinë e tij apo për t’u parë nga publiku. Ai punonte në mënyrë private, duke i pikturuar ato drejtpërdrejtë në muret e brendshme të shtëpisë së tij. Më pas, veprat ishin marrë dhe ishin bashkëngjitur në telajo nga një pronar i mëvonshëm i shtëpisë.

Pikturat e Zeza të Goya-s konsiderohen se janë rezultat i rënies psikologjike dhe fizike të artistit gjatë kësaj periudhe. Ato reflektojnë, në veçanti, frikën e tij nga sëmundja dhe çmenduria, si edhe këndvështirmin e tij pesimist për njerëzimin. Ngjyrat, tematikat dhe subjektet e tyre të errta i bëjnë ato disa nga pikturat më të frikshme.

Piktura: Francisco de Goya, Saturni duke përpirë të birin, 1819–1823

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-art-of-the-frightening/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#arthistory #painting #print #sculpture

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty