UNË E DI TË VËRTETËN! Heq dorë nga gjithçka tjetër!
ASKUSH NUK KA PËRSE TË LUFTOJË
PËR ÇFARË? – POETËT, GJENERALËT, DASHNORËT?
Shih: është mbrëmje, shih: thuajse natë
Ah, era bie, toka është e lagësht me vesë
Ah, bota do të ngrijë, yjet do të lëvizin
Dhe së shpejti, nën tokë, edhe ne do të flemë gjithashtu
Ne që se lamë kurrë njëri-tjetrin të flinim sipër saj
Unë e di të vërtetën! Heq dorë nga gjithçka tjetër!
Marina Tsvetaeva
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti