Tmerri, Mbi artin e tragjedise, 1792, Fridrih Shiler
Ne natyren tone eshte nje dukuri e pergjithshme qe ajo qe eshte e trishtuar, e frikshme, madje edhe e llahtarshme, na terheq me nje fuqi te paperballueshme; qe skena dhimbje dhe tmerri na debojne dhe na terheqin me nje force te barabarte. Te gjjthe mblidhen plot etje rreth atij qe rrefen historine e nje vrasjeje; ne perpijme me etje aventuren me perrallore me fantazma, dhe etja eshte aq me e madhe, sa me shume qe ajo na ben ne na ngrihen floket perpjete. Ky trazim i shpirtit shfaqet edhe me i gjalle perballe objektesh te nje soditje konkrete. Nje stuhi, e cila mbyt nje flote te tere, e soditur nga bregu do ta kenaqte perfytyrimin tone me po ate force, me te cilat do te trazonte ndjenjat e zemres, sone; do te ishte e veshtire te besohej se bashku me Lukrecin qe kjo kenaqesi e natyrshme vjen nga ballafaqimi i sigurise sone me rrezikun qe shohim. Dhe sa me i madh eshte numri i atyre qe shoqerojne nje keqberes ne vendin e ekzekutimit! As kenaqesia e nje dashurie te plotesuar per drejtesi, as shija e ulet e lakmise se fashitur per hakemarrje, nuk mund ta shpjegojne nje dukuri te tille. Ky njeri i lig mund edhe te jete falur ne zemrat e shikuesve dhe keqardhja me e sinqerte mund te ndermjetesoje per shpetimin e tij. E megjjthate, te shikuesi vlon, kur me forte se kur me e dobet, nje deshire e perzier me kureshtje per te soditur e mbajtur vesh shenjat e vuajtjes se tij. Nese ketu ben nje perjashtim njeriu i edukuar dhe me ndjenja te holla, kjo nuk do te thote se tek ai nuk ruhet nje institkt i tille, por sepse mbi kete ngrihet forca e dhembjes qe ngjall perdellim ose ky institk mbahet ne fre nga normat e asaj qe eshte e hijshme. Biri i eger i natyres, i pafrenuar nga kurrefare ndjenje njerezie delikate, i dorezohet pa pike turpi nje shtyse te tille te fuqishme, shtyse qe, me sa duket, ka ne themelin e vet prirjen e natyrshme te shpirtit njerezor dhe duhet te shpjegohet me ane te nje ligji psikologjik te pergjithshem.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria
Piktura, Koka e nje demi te vdekur, 1690, Felice Boselli