Kriza e dijes – Umberto Eco
Nga e ka burimin ky ankth, ky shqetesim, ky kerkim i vijueshem i se rese? Nese do ta hedhim veshtrimin mbi njohurite e kohes, do te mund te gjejme nje pergjigjje te pergjithshme te ‘plaga e vetpelqimit’ qe i jepet egos se humanizmit nga revolucioni i Kopernikut dhe nga zhillimet e mevonshme te shkencave te fizikes dhe astronomise. Tronditja qe e pushton njeriun, kur zbulon se e ka humbur qendren e gjithesise, shoqerohet me perendimin e utopive te Humanizmit dhe Rilindjes lidhur me mundeisne per te ngritur nje bote te paqte e te harmonishme. Krizat politike, revolucionet ekonomike, lufterat e “epokes se hekurit,” rikthimi i murtajes, gjithcka ndikon per te perforcuar zbulimin se gjjthesia nuk eshte krijuar per njeriun dhe se njeriu nuk eshte as krijuesi e as Zoti i saj. Si per cudi, pikerisht perparimi i jashtezakonshem i dijes sjell vete krizen e dijes: kerkimi i nje bukurie gjjthnje me te nderlikuar shoqerohet, per shembull, me zbulimin e bere nga Kepleri se ligjet qiellore nuk u permbahen harmonive te thjeshta klasike, por kane nevoje per nje kompleksitet gjithnje e me te madh.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria
Piktura, Nje grua e re dhe nje burre ne nje han, 1623, Frans Hals
#reading #books #umbertoeco #love #beauty #knowledge #franshals #art #painting #enkeledasuti