Bukuria romantike – Umberto Eco
“Romanticizmi” eshte nje term, qe shenon jo aq shume nje periudhe historike a nje levizje te caktuar artistike, sa nje teresi karakteresh, qendrimesh e ndjenjash, vecorite e te cileve qendrojne ne natyren e tyre te vecante dhe sidomos ne lidhjet e tyre origjinale. Origjinale jane, ne te vertete, ane te vecanta te Bukurise Romantike, ndonese nuk eshte e veshtire te gjenden edhe paraardhes edhe pararendes te tyre: bukuria e Meduzes, groteske, e zymte, e trishtuar, e shtrember. Por origjinale eshte sidomos lidhja ndermjet formave te ndryshme, e diktuar jo nga arsyeja, por nga ndjenja dhe nga arsyeja, lidhje qe nuk synon te perjashtoje kundertheniet apo t’u jape zgjidhje kundertive (e fundmja/ e pafundmja, e tera/pjesa, jeta/vdekja, mendja/zemra), por t’i perfshije ne nje prani te perbashket gje qe perben risine e vertetete te romantizmit. Portreti i vetevetes i bere nga Foskokoja sherben si shembull i veteportretizimit nga ana e njeriut romantik: bukuri dhe trishtim, zemer dhe arsye, mendim dhe impuls, nderthuren mes tyre. Por duhet te tregohemi te vemendshem dhe te mos e shohim periudhen historike, kur jetoi Foskoja – te tendosur mes revolucionit dhe rikthimit te pushtetit te vjeter, mes klasicizmit te ri dhe realizmit – si epoke, ne te cilen gjen shprehje bukuria romantike. Ne te vertete kjo bukuri, qe e gjejme ne nje fytyre te ligur e te rrufitur dhe prapa se ciles sheh me bisht te syrit, jo edhe aq e fshehur, vdekja gjendej gjeresisht qe te Tasoja dhe do perhapet deri ne fund te shekullit te XIX me interpretimin makaber qe i ben D’Anubcioja Xhokondes se Leonardos. Bukuria romantike shpreh ne fund te fundit nje gjendje shpirterore, e cila, sipas temave te vecanta, ze fill te Tasoja dhe Shekspiri dhe gjendet edhe te Bodleri e D’Anuncioja, duke perpunuar forma, te cilat nga ana e tyre do te rimerren prej bukurise se enderrt te surrealisteve dhe prej shijes makabre te kicit modern dhe pasmodern.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria
Piktura, Marsi dhe Venusi, 1804, Johan Tobias Sergel
#reading #books #umbertoeco #art #painting #love #beauty #johantobiassergel #enkeledasuti