Gruaja e bukur – Xhovani Bokaco (1313-1375), Lirika
Ca perla ekzotike,
qumeshtore perzier me rubine bojegjake,
nga celet nje e qeshur engjellore,
qe shpesh nen dy te zinj qerpik’ ndez flake Vener’ e Jov me drite vezullore.
Te ngjyr’ e saj te bardhet shohe zambake dhe nje te kuqe zjarr trendafilore,
pa qen’ artificiale sadopak:
dhe floket krela-krela te praruar mbi balle hedhin driten e harese,
sa te verbon magjishem dashuria.
Keshtu ajo cdo gje e ka te shkruar ne perpjestim te drejt’ e ka cdo pjese,
sa vec me engjejt para do ta vija.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka
Piktura, A Siesta, 1895, John William Godward
#umbertoeco #reading #beauty #love #johnwilliamgodward #enkeledasuti