NËSE JETA ËSHTË DASHURI, BEKOJE!
Dua më shumë jetë që të dashuroj! Sot ndiej
Se kjo ide nuk ia vlen njëmijë vjet
Minutë ndjenjash blu
ZEMRA IME VDIQ E TRISHTUAR DHE NGADALË…
SOT AJO HAPET NË DRITË SI NJË LULEHËNË
JETA VËRSHON SI NJË DET I DHUNSHËM
KU GODET DORA E DASHURISË
Sot ai u largua për natën, i trishtuar, i ftohtë
TI MI THYEN KRAHËT MELANKOLIA IME
Si një shenjë e vjetër dhimbje
Shkas në hijen e largët
E GJITHË JETA IME KËNDON, PUTH, QESH
E GJITHË JETA IME ËSHTË NJË GOJË QË ÇEL
Shpërthimi
Delmira Agustini
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Imazhi, Art kolazh, Une shoh te ardhmen nga @nina.barnini