POEZIDelmira AgustiniNokturnë - Delmira Agustini

Nokturnë – Delmira Agustini

-

JASHTË, NATA NË FUSTANIN E TRAGJEDISË QAN
Si një vejushë vigane ngjitur në dritaret e mia
Dhoma ime e gjumit…
Nga një mrekulli e bukur drite dhe zjarri
DHOMA IME ËSHTË NJË SHPELLË ARI DHE XHEVAHIRËSH TË RRALLË
Ajo ka një myshk kaq të butë, kaq të thellë me sixhade
Dhe është kaq e gjallë dhe e ngrohtë, kaq e ëmbël saqë unë besoj
BRENDA NJË ZEMRE…
SHTRATI IM QË ËSHTË I BARDHË DHE MJEGULLOR
SI NJË LULE PAFAJËSIE
SI SHKUMË E PAVDEKSHME
SONTE KA PAGJUMËSI
KA NETË TË ZEZA, TË ZEZA, QË MBAJNË MBI BALLIN E TYRE
NJË TRËNDAFIL DIELLI
Në këto netë të qarta dhe të zeza ti nuk mund të flesh
UNË TË DUA, DIMËR!
TË PËRFYTYROJ TË VJETËR
TË PËRFYTYROJ TË MENÇUR
ME NJË TRUP TË MERMERTË PULSUES HYJNOR
QË TËRHEQ SI NJË MANTEL MBRETËROR PESHËN E KOHËS…
DIMËR, UNË TË DUA DHE UNË JAM PRANVERË
Unë buzëqesh, ti borë:
Ti, sepse ti di gjithçka
Unë sepse unë ëndërroj…
Le ta duam njëri-tjetrin për këtë!
Mbi shtratin tim të bardhë
Po aq të bardhë dhe mjegullor sa lulja e pafajësisë
Si shkumë e pavdekshme
DIMËR, DIMËR, DIMËR
LE TË BIEM NË NJË BUQETË TRËNDAFILASH DHE ZAMBAKËSH!
Nokturnë
Delmira Agustini
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Imazhi, Art kolazh, E zeze nga @nina.barnini

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty