O ti
Që fle kaq thellë saqë nuk mund të zgjohesh
ÇDO NATË DUKE VAJTUAR KAM ARDHUR MBI BEBËZAT E TU
TË MREKULLUESHËM NË JETË, TË MREKULLUESHËM NË VDEKJE
Dhe në jetë dhe në vdekje përjetësisht të hapur
Poshtë mbetjeve të hijes apo dantellave të mëndafshit të hënës
PI ATY I QETË SIÇ DO TË BËJA NË NJË LAGUNË
PËR THELLËSINË
PËR HESHTJEN
PËR MIRËSINË
PËR PAQEN
Secili duket një shtrat apo një varr
I pashuar
Delmira Agustini
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Imazhi, Art kolazh, Kjo shtypje e pashprese nga @welderwings