Ejani, o kujtime, se kam nevoje per ju. Zemra sot ka pikellim. Ejani se u dua. T’embel a te hidhur, gjithnje u kam dashur, o miqt’ e mij. Te ngroht’ a te ftohte, sido qe kini qene, zemra u ka pritur me dashuri! Ini miq te vjeter: m’arrin te mbyll syte qe t’u shoh ketu prane meje. Ejani, pra, o kujtime. Kur shpirti me ndjen te ftohte, kur zemra ndjen veten e saj jetime, u dua, o kujtime, si i varfri qe trazon hir’ e vatres per te gjetur pak shpuze. Sa t’embla i duken ato shkendijat e vogla! Po edhe ne kohe te gazit dhe te shpreses, ahere kur nje e sotm’ e qeshur me ben te dua gjithe kohen e shkuar dhe te shoh t’embel dhe te bukur udhen qe kam perpara, edhe ahere o miqt e mij’, dua te trazoj kete hi te jetes qe te shoh shpuzen, te shoh e te gezohem e te qesh duk’ e flakur n’ere! – Ineboll, 18/31 korrik 1912.
Shkeputur nga libri ‘Lumo Skendo’ (Mithat Frasheri), Or’ e fundit, Proza letrare dhe dokumentare, zgjedhur dhe pergatitur nga Nasho Jorgaqi, Onufri, 2007