ARKITEKTURËBauhausHAUS AM HORN - Shtëpia e parë rezidenciale eksperimentale...

HAUS AM HORN – Shtëpia e parë rezidenciale eksperimentale e ndërtuar sipas koncepteve të Bauhaus

-

HAUS AM HORN

Shtëpia e parë rezidenciale eksperimentale e ndërtuar sipas koncepteve të Bauhaus

Vajmar, Gjermani

NGA Architectuul.com

Haus am Horn është një shtëpi rezidenciale eksperimentale e ndërtuarsi pjesë e ekspozitës së parë Bauhaus në vitin 1923. Ajo është dizenjuar nga piktori Georg Muche, atëherë mjeshtri më i ri i Bauhaus dhe e ndërtuar sipas praktikës së drejtorit të Bauhaus, Walter Gropius nën drejtimin e arkitektit Adolf Meyer. Mobiljet janë dizenjuar nga Marcel Breuer, ndërsa dritat nga Laszlo Moholy-Nagy. Të gjitha pjesët e brendshme janë prodhuar në punishtet e Bauhaus. Në vitin 2003, shtëpia u restaurua plotësisht me rastin e 80 vjetorit të Bauhaus.

Haus Am Horn ishte prototipi i idesë së Bauhaus për shtëpitë rezienciale. Modeli për konceptin e saj hapësinor janë hojet e bletëve. Një hapësirë kryesore, dhoma e ndjenjes, rrethohet nga disa hapësira më të vogla buzë më buzë. Ajo ka një sipërfaqe 6x6m dhe përbën thuajse gjysmën e hapësirës totale prej 12.7×12.7m. Hierarkia e hapësirave të ndryshme është e dukshme nga pjesa e jashtme. Hapësira kryesore ekspozohet përmes një kubi më të madh në qendër të strukturës.

Haus am Horn paraqet konceptimin Bauhaus për jetesën moderne dhe integron nevojat sociale të një familje. Në nivel ndërtimi, Bauhaus kërkonte të përdorte metoda të reja të llojeve specifike dhe standardizimin që mund të adoptohet për prodhimin në masë me objektivin për të reduktuar kostot e ndërtesave. Përveç aspekteve teknike të ndërtimit dhe bashkëpunimin e frytshëm të arteve të ndryshme, misioni i shkollës ishte çështja e progresit teknik dhe zhvillimit social pasi fundi i Luftës së Dytë Botërore u bë i dukshëm.

Burimi: https://architectuul.com/architecture/haus-am-horn

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty