ARKITEKTURËArkitektura Art DecoÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA ART DECO?

ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA ART DECO?

-

ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA ART DECO?

NGA Archdaily.com

Arkitektura Art Deco rrjedh nga një stil në artet pamore me të njëjtin emër që u shfaq në Evropë në vitet 1920, i cili ka influencuar gjithashtu përveç arkitekturës, industrinë e filmave, modën, dizanjin e brendshëm, dizanjin grafik, skulpturën, pikturën dhe forma të tjera arti. Guri kilometrik i këtij stili ishte Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Dekorative dhe Industriale Moderne e mbajtur në Paris në vitin 1925, nga ku e ka marrë emrin.

Në mënyrë të ngjashme si në shumë fusha të influencuara nga ky stil, arkitektura Art Deco kombinon dizanjin modern me elementët tradicional të tillë si mjeshtërinë e shkëlqyer dhe materialet luksoze, duke përfshirë gurët e çmuar, vernik dhe fildish. Si një pasardhës i Lëvizjes së Arteve dhe Zejeve dhe Art Nouveau, Art Deco ishte i influencuar nga format abstrakte dhe gjeometrike të Kubizmit, ngjyrat e ndezura të Fauvizmit, dhe veprat artizanale dhe stilet ekzotike të vendeve të tilla si Kina, Japonia dhe Egjipti. Aspekti dekorativ dhe organizimet kompozicionale rrjedhin gjithashtu edhe nga arkitektura e Beaux-Arts (Arteve të Bukura), nëpërmjet simetrisë, linjave të drejta, hierarkisë në shpërndarjen e planeve të dyshemesë, dhe fasadat e ndara në bazë, boshtin dhe pjesën kryesore (ndarja klasike tripalëshe) – ndonëse këtë herë me volum më racional dhe përdorimin e rastësishëm të ornamenteve. Ai ishte një përzierje luksoze e stileve e përqafuar nga borgjezia e pasur e pas-luftës.  

Megjithatë, nga vitit 1930, stili filloi të vendoste një dialog të ngushtë me fabrikimet industriale dhe mundësinë e prodhimit në masë. Gjatë kësaj periudhe, Art Deco u bë më i moderuar dhe i matur, duke përfshirë materiale të tilla si beton dhe çelik inoks. Veprat më ikonike të stilit u shfaqen në këtë kohë, duke përfshirë Ndërtesën Chrysler, Qendra Rockefeller, dhe Empire State Building, të gjitha në Nju Jork, duke prezantuar një gjuhë të re ndaj rrokaqiejve duke ndryshuar vijën qiellore të qytetit, duke reflektuar një shoqëri të re moderne dhe teknologjike. Këto ndërtesa tregojnë disa nga karakteristikat më goditëse të stilit, të cilat kontribuan në konsolidimin e saj në historinë e arkitekturës. Midis tyre është përdorimi i betonit të përforcuar, linjave të drejta, formave të qarta drejtkëndëshe, ndërtesat me tarraca, këndet e mprehta, linjat formë V, dhe zigzaget. Këto të fundit janë një tipar goditës i ashensorëve të Ndërtesës Chrysler dhe tergon se modelet janë të përhapura përtej fasadës në hapësirat e brendshme.                               

Përveç rrokaqiejve të Nju Jorkut në fillim të shekullit të 20-të, qyteti i Rio de Janeiro-s gjithashtu paraqet disa shembuj të njohur të këtij stili, të tillë si Teatri Carlos Gomes dhe stacioni Qëndror i Brazilit (Central do Brasil Station), me shkallët e tij, një nga vendet më të famshme të Rio-s, është një pjesë Art Deco dhe konsiderohet si një nga skulpturat më të mëdha të këtij stili deri më sot.

Vija e hollë ndërmjet këkrimit për thjeshtësinë, veçanërisht kur krahasohet me lëvizjet e mëparshme, dhe ekstravagancën e formave të saj, është konsideruar nga shumë ekspertë si një paradoks. Megjithatë, arkitektura Art Deco zuri një rol të rëndësishëm në histori, duke përfaqësuar procesin e modernizimit të peisazhit urban, duke ekuilibruar elementët e së shkuarës me konfigurime të reja gjeometrike dhe referencat ornamentale.

Burimi: https://www.archdaily.com/972018/what-is-art-deco-architecture

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty