ARKITEKTURËBauhausPJESA 5: BAUHAUS - Mies van der Rohe &...

PJESA 5: BAUHAUS – Mies van der Rohe & Fundi i Bauhaus

-

PJESA
5: BAUHAUS

Mies
van der Rohe & Fundi i Bauhaus

 

NGA
HISTORY.COM

 

Mies
van der Rohe


vitin 1928, arkitekti zviceran Hannes Mayer mori drejtimin e shkollës Bauhaus
nga Gropius, por qëndrimi i tij në shkollë ishte një kohë problematike, ku
raporti studentë/mësues u kthye në një problem të madh për shkollën dhe ku
kishte mosmarrëveshje të ndryshme mes studentëve komunist dhe anëtarëve anti-komunistë
të fakultetit. Ai u largua nga ky pozicion në vitin 1930.
Ludwig Mies van der
Rohe
konsiderohej si arkitekti numër një në
Gjermani kur ai u zgjodhe nga Gropius për të marrë përsipër drejtimin e
shkollës në të njëjtin vit. Nën drejtimin e tij, shkolla ndërroi vendndodhje
gjatë përpjekjeve të saj për të mbijetuar me Partinë Nacional Socialiste të
Gjermanisë (Nazistët).

 

Fundi
i Bauhaus

Zgjidhja
e Mies van der Rohe ndaj ndërhyrjes së nazistëve lidhur me shkollën ishte
lëvizja e saj në një fabrikë të zbrazët telefonash në Berlin dhe emërtimi i saj
si një institucion privat. Por Nacional Socialistët vazhduan ta ngacmonin
shkollën, duke sulmuar atë që të nazistët e perceptonin si një ideologji sovietiko-komuniste
dhe kërkonte që simpatizantët nazistë të zëvendësonin anëtarët e përzgjedhur të
fakultetit. Fakulteti refuzoi kategorikisht të punonte me nazistët, dhe në vend
që të bashkëpunonin me ta, shkolla u mbyll në vitin 1933 me votën e fakultetit.
Në vijim të këtij vendimi, Mies van der Rohe, Gropius, Albers dhe shumë të
tjerë brenda shkollës Bauhuaus fluturuan për në Shtetet e Bashkuara, ku ata
vazhduan të kishin një influencë të thellë dhe të afatgjatë në artin dhe
dizanjin e shekullit të 20-të.

 

Imazhi
1: Mies van der Rohe

 

Imazhi
2: Mies dizenjoi “Karrigen Barcelona” në bashkëpunim me arkitekten Lilly Reich,
e cila është kthyer në ikonë për Bauhaus. 

 

Burimi:https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty