ARTArtsperPJESA 4: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Çfarë...

PJESA 4: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S – Çfarë vendi zenë qeramikat e Picasso-s në krijmtarinë e tij & Po sot?

-

PJESA
4:
TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Çfarë vendi zenë qeramikat e Picasso-s në krijmtarinë e tij
& Po sot? 

Zjarri
dhe paparashikueshmëria e tij

 

Nga
Revista ARTSPER

 

Çfarë vendi zenë qeramikat
e Picasso-s në krijmtarinë e tij

Zhdërvjelltësia
e baltës i hapi rrugën Picasso-s për një qasje të re plastike. Éric Moinet dëshmon:
“Ai ka pasur një influencë të konsiderueshme tek puna e qeramistëve nga vitet
1950 dhe 1970, dhe është “një nga të parët që e ka skalitur qeramikën në gjuhën
artistike të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.” Si në pikturë, artisti
ndahet nga kodet dhe eksploron teksturën dhe elementët, duke përfshirë zjarrin
dhe paparashikueshmërinë e tij. Por mos u mashtroni, artisti nuk ndahet nga
dashuria e tij e parë, piktura. Në vitin 1957, 10 vjet pas zbulimit të baltës,
ai ri-interpreton pikturën e famshme të Diego Velázquez,
Las Meninas.     

 

Gjithashtu,
në shumë qeramika të Picasso-s, ne mund të gjejmë elementë me të cilat artisti e
ka mësuar shikuesin në pikturë. Ky është rasti me Fytyrën Nr. 192, një pjatë e
dekoruar me një fytyrë njerëzore, jehonë e pikturave të tij në vaj. Duke
praktikuar qeramikë, artisti spanjoll ri-lidhet me shpirtin e fëmijërisë së tij
dhe zbulon një pasion të ri. Në fakt, artisti po ndërtonte një rrugë shpëtimi;
ai i kushtonte të njëjtin proces krijues kësaj praktike të papritur siç bënte
me pikturat e tij.  

 

Me
ndihmën e Fabrikës Madoura, Picasso redaktoi 633 nga qeramikat e tij. Për të bërë
këtë, ai jipte udhëzime mbi një numër printimesh që duheshin prodhuar. Edhe më
mirë, ai i stampoi disa prej tyre me fjalët “printime origjinale të Picasso-s”.
Në të vërtetë, artisti ishte thuajse fetar rreth pjesëve që nënshkruheshin, numëroheshin,
datoheshin, dhe ndonjëherë edhe u vendosej vendi. Megjithatë, Picasso kishte për
synim që pjesët e tij në terrakota të përdoreshin në përditshmëri. Ai i shkroi
mbi këtë subjekt André Malraux: “Unë kam bërë pjata, mbi to ju mund të hani”.

 

Po sot? 

Sot,
veprat e nënshkruara në baltë të Picasso-s po fitojnë famë gjithnjë edhe më
shumë. Po shfaqen ekspozita të dedikuara, të tilla si “Picasso qeramist dhe
mesdhetar” në vitin 2014 në Centre d’art des pénitents noirs në Aubagne apo ajo
e kohëve më të fundit “Picasso-Rodin” në Muzeun Picasso në Paris. Për më tepër,
kërkimet rreth veprës së monumentit të artit modern vazhdojnë të thellohen. Në
tregun e artit, qeramikat e tij vendosen rregullisht në ankande. Kohët e
fundit, Christie’s vendosi një rekord në shitje me Grand vase aux femmes
voilées, e shitur për 1.14 milionë euro.
Historia e Pablo Picasso-s është
një burim i përjetshëm frymëzimi për pasuesit e tij. Tani, ai është subjekt i
studimeve të shumta, në kuadër të çështjeve shoqërore bashkëkohore.   

 

Imazhi
1: Fytyra Nr. 192, 1963

 

Imazhi
2: Grand vase aux femmes voilées, 1950

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty