ART(PJESA 4): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË...

(PJESA 4): CoBrA – LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË – Një vorbull krijimi!

-

(PJESA 4): CoBrA – LËVIZJA
E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Një vorbull krijimi!

Aspiratat për
rishpikjen e civilizimit nëpërmjet rishpikjes së artit

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Ekspozita
e fundit e CoBrA-s, në Liège, Belgjikë, në nëntor 1951, solli së bashku të
gjithë anëtarët kyç, duke paraqitur gjithashtu veprat e disa prej miqve të
famshëm – duke përfshirë
Joan Miró dhe
Alberto Giacometti.  

 

Megjithëse
jetëshkurtër, padyshim që CoBrA la gjurmë tek anëtarët e saj, nga Jorn dhe
Enrico Baj, të cilët u hodhën në territore të reja, tek Appel dhe Alechinsky, të
cilët vazhduan me zhvilimin e mëtejshëm të idiomës së CoBrA-s në veprat e tyre.

 

Gjaku
i CoBrA-s mund të gjurmohet nëpërmjet primitivizmit të
Jean Dubuffet,
stilit të Artit Brut; performancat e grupit japonez Gutai; pozicionet gjestuale
të Ekspresionizmit Abstrakt në Nju Jork; dhe imazhet e gjalla të
Jean-Michel Basquiat. Në
vitin 1955, rëndësia e CoBrA-s për zhvillimin e artit modern u çimentua nga
themelimi i Muzeut CoBrA të Artit Modern në Amsterdam.

 

‘CoBrA
ishte një influencë radikale mbi të gjithë gjeneratën e artistëve,’ thotë Victoria
Gramm, specialiste e Christie’s në Amsterdam. ‘Pasuria, bollëku i saj bruto, që
mund të shihet tek impasto (teknika e aplikimit të bojës) vërtitëse e Karel
Appel dhe format valëzuara të Jorn dhe Alechinsky, ishin kyçe për skenën e
artit të pas-luftës dhe artit evropian. Edhe pas shpërbërjes së CoBrA-s, këta artistë
vazhduan të udhëtonin ndërkombëtarisht, të formonin grupe të reja dhe të eksploronin
mediume të reja. ATA ISHIN ME TË VËRTETË NJË VORBULL KRIJIMI.’

 


lidhur së bashku nga rezistenca e tyre shpirtërore ndaj mënyrave të pranaura të
artbërjes, aspiratat e tyre për të rishpikur civilizimin nëpërmjet rishpikjes
së artit, e bëri CoBrA-n ndoshta lëvizjen e fundit me të vërtetë avantgarde të
shekullit të 20-të.

 

Imazhi:
Fotografi e Corneille (majtas) dhe Constant në studion e Corneille-s, 1949

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty