PIKTURËAsger Jorn(PJESA 3): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË...

(PJESA 3): CoBrA – LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË – Për shpirtin e saj utopiane dhe revolucionare!

-

(PJESA 3): CoBrA – LËVIZJA
E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Për shpirtin e saj utopiane dhe revolucionare!

Kundër abstraksionit të ftohtë!

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pierre Alechinsky
pasi pa për herë të parë veprat e CoBrA-s në Bruksel, shpalli menjëherë
aleancën e tij me shpirtin e tyre utopian, revolucionar. ‘CoBrA,’ tha ai, ‘do
të thotë spontanitet; kundërshti totale ndaj llogaritjeve të abstraksionit të
ftohtë…dhe ndaj të gjitha formave të ndarjes ndërmjet mendimit të lirë dhe
veprimit të pikturimit të lirë.’

 

Do
të ishte një ekspozitë e vitit 1949, në Muzeun Stedelijk, në Amsterdam që i solli
për herë të parë CoBrA-s një vëmendje më të gjerë globale. Por mbulimi zor se
ishte i gjithi pozitiv: ‘Të dobta, të parregullta dhe të njollosura’, lexojnë
titujt e një artikulli në një gazetë holandeze. Vetë në ekspozitë, një lexim i
poemave CoBrA nxiti anëtarët e audiencës në përleshje me grushta.

 


fund të fundit, CoBrA do të konsumohej nga vetë energjia e saj e furishme:
grupi u shërbë në vitin 1951, vetëm tre vjet pas ngjizjes së saj. Për pjesën më
të madhe diçka e tillë ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve të thella mbi rolin
që politika duhet të luajë në art. Ndonëse Constant dhe Jorn mbështesnin
lëvizjet Komuniste, Dotrement ndjenjte se grupi duhet të mbetej tërësisht i
paangazhuar në politikë.

 


fund, Dotremont do të kujtonte, ‘Ne nuk e dinim më nëse ishim shkrimtarë apo
piktorë… Alechinsky kolpasoi…Jorn u nis për në sonatorium, siç bëra edhe
unë. Nëse do të kishim vazhduar edhe për një muaj tjetër, me atë shpejtësi, nuk
do të kishte pasur asnjë të mbijetuar.’

 

Imazhi
1:
Pierre Alechinsky (lindur më 1927), Cache-telé
(Televizo i Fshehur), 1973

 

Imazhi
2:
Asger Jorn (1914-1973), Myr og
Mo (Myra dhe Mo), 1950-1952

 

Imazhi
3:
Pierre Alechinsky (lindur më 1927), Rruga
Mott, 1983

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty