ARTChristie's(PJESA 1): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI,...

(PJESA 1): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË – ‘Bëni atë që se ka bërë askush më parë!’

-

(PJESA 1):KËMBËT TË
PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

‘Bëni
atë që se ka bërë askush më parë!’

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

‘Në
vitin 1954, Gutai Bijutsu Kyōkai, apo Grupi Gutai, u kthye në lëvizjen e parë
radikale të artit të pas-luftës në Japoni,’ thotë specialisti i artit të
pas-luftës dhe artit bashkëkohor të Christie’s, Paul Nyzam. ‘Veprat e tyre përfshinin
pikturë, performancë dhe ndodhi – më së shumti në një linjë me zhvillimet
artistike avantgarde në Evropë – por që kaloi më së shumti poshtë radarit në
Perëndim gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.’    

 

Megjithatë,
në vitin 2013, një ekspozitë gjithëpërfshirëse e veprave të Grupit Gutai në
Muzeun Guggenheim, në Nju Jork, shërbeu si një kujtesë mbi rëndësinë e Grupit.

 

Fillimisht
Grupi Gutai përbëhej nga rreth 20 artistë të rinj, të cilët u sollën së bashku
në qytetin e Ashiya-s, afër Osaka-s, nga
Jiro Yoshihara, pasardhësi
i një familje të pasuruar nga vajrat ushqimorë. Ambicia e tyre ishte mbushja e zbrazëtisë
së perceptuar kulturore nga mizoritë e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas nga
bomba atomike.  

 

Manifesti
i Grupit diktonte se çdo anëtar duhet të ndiqte vetë rrugën e tyre individuale,
dhe, sipas fjalëve të Yoshihara, ‘Të bëjnë atë që se ka bërë askush tjetër më
parë!’ Gutai përkthehet si ‘konkrete,’ dhe reflekton gatishmërinë e Grupit për
t’u angazhuar me një gamë të jashtëzakonshme materialesh, nga boja tek katrani,
balta, ngjitësi, gazetat dhe uji.

 

‘Shiraga
kërkonte të krijonte art në një mënyrë siç nuk e kishte bërë askush tjetër më
parë. Teknikat dhe filozofia e tij pionere kanë frymëzuar shumë artistë evropianë
dhe amerikanë të tillë si Yves Klein dhe Georges Mathieu.’ 

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty