ART(PJESA 3): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI,...

(PJESA 3): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË – Lidhjet me Art Informel & Makinat shitëse që shpërndanin art

-

(PJESA 3):KËMBËT TË
PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

Lidhjet me Art Informel & Makinat
shitëse që shpërndanin art

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Lidhjet
me Art Informel

Në fund të viteve 1950, Yoshihara
vendosi të zhvendoste fokusin e vëmendjes së Grupit drejt Artit Informel, një
stil tejet natyral i Ekspresionizmit Abstrakt të Improvizuar, i cili u mor nën
mbrojtje nga kritiku francez dhe ish mbështetësi i Gutai-t,
Michel Tapié.

 

Ndërmjet
viteve 1962 dhe 1972, numri i grupit u fry në 50, dhe në Osaka u themelua një
hapësirë e dedikuar veprave të tyre, e quajtur
Gutai Pinacotheca. Përveç
ekspozimit të Grupit Gutai, galeria priti edhe artistët ndërkombëtarë të tillë
si
Lucio FontanaGuiseppe Capogrossi dhe Sam Francis. Aty erdhën gjithashtu edhe artistët Jasper Johns dhe Robert Rauschenberg, muzikanti John Cage dhe kritiku dhe
kuratori britanik i artit të Guggenheim në atë kohë, Lawrence Alloway.  

 

Makinat
shitëse që shpërndanin art

Gjatë kësaj dekade fokusi i Grupit Gutai
u zhvendos gjithashtu sërish, këtë herë tek arti i multimedias. Ata instaluan
në mënyrë kolektive një makinë shitëse në një dyqan në Osaka ku vizitorët mund
të blinin vepra arti të krijuara nga një artist që qëndronte ulur brenda
konstruksionit, duke e transformuar rrjedhimisht aktin pasiv të shikimit të
artit në një ndërveprim.

 

‘Gjithashtu
ata filluan eksperimentimin me “materialet e gjetura” industriale dhe natyrore,
të tilla si llampa elektrike, celofan, tym dhe ujë me qëllim për të shtyrë
përtej kufijtë e artit të avantgardës,’ thotë Nyzam.
 

Imazhi:
Jiro
Yoshihara (1905-1972), Pa titull, 1971
 

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty