ART(PJESA 2): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI,...

(PJESA 2): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË – Pikturat me këmbë të Shiraga-s & Nga duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi

-

(PJESA 2):KËMBËT TË
PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

Pikturat
me këmbë të Shiraga-s & Nga duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pikturat
me këmbë të Shiraga-s

Gjatë
fazës së parë të Lëvizjes Gutai, nga viti 1954 deri në vitin 1961,
Kazuo Shiraga u
pa si forca dominuese e lëvizjes. ‘Shiraga kërkonte të krijonte art në një mënyrë
siç nuk e kishte bërë askush tjetër më parë,’
shpjegon Nyzam. ‘Teknikat
dhe filozofia e tij pionere frymëzuan shumë artistë evropianë dhe amerikanë, të
tillë si
Yves Klein and Georges Mathieu.’  

 

Për
të krijuar vepra të tilla si
Hokei dhe
Chigakusei Tekkyoshi, ai
qëndronte pezull me rripa mbi një telajo përballë një audience, duke performuar
krijimin e pikturës me këmbët e tij. Pavarësisht faktit se, shpesh kjo i
shkaktonte atij dhimbje, ai besonte se duke përdorur një pjesë të patrajnuar të
trupit të tij, vepra do të ishte më spontane dhe e çliruar nga tradita akademike.

 

Nga
duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi

Anëtarët
e tjerë të Grupit Gutai ishin po aq shpikës.
Saburo Murakami kërcente
nëpër faqet e mëdha të letrës;
Atsuko Tanaka përdorte
këmbana dhe llampa drite në performancat e saj teatrale;
Chiyu Uemae bënte
skulptura nga tallashi.

 

Themeluesi
i Gutai-t, Yoshihara – një dekadë më i vjetër dhe ndoshta më konservator sesa
kolegët e tij më të rinj – ishte një dishepull i përkushtuar i artit amerikan
të pas-luftës, dhe pikturonte në një mënyrë të ngjashme me Ekspresionizmin
Abstrakt. Ai i shkroi një herë
Jackson Pollock,
duke sugjeruar se kishte koinçidenca ndërmjet pikturave të të dy artistëve, por
ai nuk mori kurrë një përgjigje.  

 

Imazhi
1:
Kazuo Shiraga
(1924-2008), Chigakusei Tekkyoshi, 1961

 

Imazhi
2:
Chiyu Uemae (lindur më 1920), Pa
titull, 1964

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty