ARTChristie's(PJESA 2): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË...

(PJESA 2): CoBrA – LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË – Kundër gjeometrisë së ashpër të Piet Mondrian, “de Stijl” dhe Akademisë

-

(PJESA 2): CoBrA – LËVIZJA
E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Kundër
gjeometrisë së ashpër të
Piet Mondrian, “de Stijl” dhe Akademisë  

Të frymëzuar
nga mitet antike nordike, vizatimet dhe primitivizmi i fëmijëve

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S   

 

Duke
kërkuar që të distanconin vetveten nga lufta teorike e Parisit, anëtarët
origjinal të CoBrA-s themeluan një rrjet bashkëpunues që shtrihej përtej Evropës
veriore, duke përshirë Kopenhagenin, Brukselin dhe Amsterdamin, të cilat ishin çliruar
nga sundimi nazist vetëm kohët e fundit. Ata ishin kaq kundër gjeometrisë së
ashpër të
Piet Mondrian dhe “de Stijl
saç ishin kundër Akademisë, duke kërkuar ndarjen nga format strikte dhe paletat
e kufizuara që kishin dominuar deri në atë kohë skenën avantgarde.    

 


frymëzuar pjesërisht nga automatizimi surrealist, artistët CoBrA realizuan pjesë
të pasura dhe ndërdisiplinore. Ata nuk shkuan tek muzetë apo galeritë për frymëzim;
por në vend të kësaj, ata panë mitet antike nordike, vizatimet dhe
primitivizmin e fëmijëve – të cilat që të gjitha u bashkuan në atë që u bë e
njohur si ‘gjuha e CoBrA-s’. Për Jorn dhe kolegët e tij, këto burime sollën një
ndjesi të thellë dhe freskuese rigjallërimi.

 

Kyçe
gjithashtu për karakterin e CoBrA-n ishte refuzimi i mitizimit të artit
tradicional perëndimor të vetmisë, gjenialitetit artistik, por në vend të
këtyre një fokus tek prodhimi i pjesëve bashkëpunuese të tilla si murale dhe
publikime të printuara, duke përfshirë Revistat CoBrA.

 

Shumë
shpejt lëvizja u rrit përtej origjinës së saj, duke përfshirë diku rreth 60
poetë, piktorë dhe skulptorë nga Gjermania, Suedia, Franca dhe Anglia, si edhe
nga Danimarka, Belgjika dhe Holanda. Midis të konvertuarve të parë ishte
piktori
Pierre Alechinsky, i
cili i pa për herë të parë veprat e lëvizjes CoBrA në Bruksel në vitin 1949.

 

Imazhi
1:
Karel Appel (1921-2006), L’Homme
de la Terre (Njeriu i Tokës), 1955

 

Imazhi
2:
Karel Appel (1921-2006), La
Fleur et les oiseaux (Lulja dhe Zogjtë), 1951

 

Imazhi
3:
Corneille (1922-2010), Le
Montagnard (Gërmuesi i Malit), 1950

 

Burimi:https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty