ARTMoMA LearningDIZANJI - Zbuloni rolin qëndror të dizanjit në jetën...

DIZANJI – Zbuloni rolin qëndror të dizanjit në jetën e përditshme

-

DIZANJI

Zbuloni rolin qëndror të dizanjit në jetën e përditshme.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Dizanji është një emër

Nga koha e zgjimit deri tek koha e gjumit, dizenjuesit
luajnë një rol në jetën tonë të përditshme. Dizanji i bën idetë të prekshme,
duke i përkthyer ato në formën fizike. Dikush është përgjegjës për dizenjimin e
gjërave që ne konsumojmë, përdorim, dhe ndërveprojmë çdo ditë, qofshin këto
objekte, hapësira, peisazhe, apo sisteme komunikimi dhe transporti. Çdo çast,
ne takohemi me një grup zgjidhjesh ndaj një problemi që është konsideruar nga
dikush, apo si ka thënë Paola Antonelli, Kuratore e Arkitekturës dhe Dizanjit në
MoMA: “Gjithçka dizenjohet, në një mënyrë apo një tjetër.”  

 

Përpara shekullit të 20-të, dizanji mendohej kryesisht në
kontekstin e arteve dekorative, e cila theksonte format unike dhe të bëra me
dorë, shpesh të disponueshme në një sasi të kufizuar. Me kalimin e kohës,
rritja dhe kompleksiteti i shoqërisë moderne ndryshuan mënyrën se si njerëzit
ndërvepronin dhe jetonin jetën e tyre të përditshme, e cila rriti kërkesën për
produktet e konsumatorit të cilat përmbushinin nevojat e një publiku më të gjerë
dhe që të ishin edhe të përballueshme. Revolucioni Industrial dhe shfaqja e
prodhimit në masë i mundësuan dizenjuesve të konsideronin formën, funksionin,
materialin dhe përballueshmërinë në një mënyrë e cila më parë ishte e pamundur.
 

 

Përfundimisht, nocioni klasik i dizanjit u zgjerua përtej
arteve dekorative në një fushë më të gjerë, e nënndarë në fusha të specializuara
praktike në dizanj për mjedisin e ndërtimeve, të tilla si dizanji industrial,
dizanji i brendshëm, dhe dizanji në modë. Zhvillim i teknologjive, materialeve
të reja dhe nevojat e përdoruesve vazhdojnë të nxisin format e reja në praktikën
e dizanjit, të tilla si dizanji interaktiv.

 

Dizanji është një folje

“Dizanji” nuk i referohet vetëm gjërave dhe hapësirave; ai
është gjithashtu procesi i planifikimit, vlerësimit dhe zbatimit të një plani
ndaj një problemi. Hapi i parë në procesin e dizenjimit është shpesh rrahja e
ideve ndaj zgjidhjeve të mundshme. Rrahja e ideve mund të marrë formën e fjalëve,
skicave apo fotografive që artikulojnë idetë e dizenjuesve. Në çastin që ideja është
shprehur, dizenjuesi përzgjedh zgjidhjen më të mirë për problemin. Ndonjëherë,
një dizenjues do të konsultohet me një inxhinier, i cili ndihmon me prodhimin e
një prototipi. Prototipi testohet për t’u siguruar që dizanji është funksional
dhe i vlefshëm nga pikëpamja estetike.

 

Si konsumatorë të objekteve të përitshme, ne luajmë një
rol të rëndësishëm në procesin e dizenjimit. Dizenjuesit shpesh heshin syrë nga
konsumatorët për të vlerësuar dhe përgjigjur pamjes dhe funksioneve të gjërave
që ata krijojnë. Nga zgjedhja e një forme apo ngjyre të re për një celular deri
tek vendimi se sa të gjata duhen bërë karriget në një metro, dizenjuesit varen
shumë tek kërkimet e tregut dhe këndvështrimet e konsumatorëve.

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/design/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty