ARTMoMA LearningFILMI - Zbuloni historinë dhe zhvillimin e filmit, një...

FILMI – Zbuloni historinë dhe zhvillimin e filmit, një bashkim i shkencës, teknologjisë, biznesit, dhe artit, dhe një nga mediumet më gjerësisht të përjetuara

-

FILMI

Zbuloni historinë dhe zhvillimin e filmit, një bashkim i shkencës,
teknologjisë, biznesit, dhe artit, dhe një nga mediumet më gjerësisht të përjetuara.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Filmat e parë u sollën në jetë në laboratorin e New
Jersey-it të Thomas Alva Edison në fillim të viteve 1890. Brenda dy dekadash, kinematë
ishin përhapur nëpër të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë (të cilën do ta
ndiqte edhe pjesa tjetër e botës), karriget e tyre të mbushura çdo ditë me
audienca të cilat konsumonin melodramat, komeditë, lajmet dhe animacionet. Më
pas, në vitin 1927, në ekranin e madh erdhi tingulli. Për herë të parë, audiencat
dëgjuan zërat e aktorëve dhe u entuziazmuan ndaj dimensionit të ri që diçka e
tillë i shtonte kësaj përvoje. Nga fillimet e pavolitshme, teknologjia e
tingullit, së bashku me kameran, filmin dhe teknologjinë e projektimit, përmirësuan
në mënyrë të qëndrueshme dhe filmat u bënë gjithnjë edhe më të sofistikuara.
Tani është e vështirë të imagjinojmë një kohë kur filmat nuk kanë qenë qëndrore
për kulturën popullore.

 

Por çfarë është filmi? Teoritë rreth këtij mediumi janë me
bollëk: ai është një art bashkëpunues; argëtim në masë; një formë gjuhe dhe
komuniikimi, i cili mund të jetë njëherësh ndërtues dhe shkatërrues; një dokument
kulturor që reflekton shoqërinë.

 

Në një nivel teknik, një film është një seri imazhesh
fotografike të palëvizura me kalim të shpejtë për të krijuar iluzionin e lëvizjes
së qetë. Megjithatë, të gjithë ata që kanë shkuar në kinema, e dinë se një film
madhështor mund të na transportojë përtej asaj që është e mundur nga shkenca. “Kinemaja
na ndihmon të jetojmë jetë të plota, në imagjinatë.”
 

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/film/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty