ARTFauvizmiFAUVIZMI - Takohuni me “bishat e egra” të botës...

FAUVIZMI – Takohuni me “bishat e egra” të botës së artit të fillimshekullit të 20-të

-

FAUVIZMI

Takohuni me “bishat e egra” të botës së artit të
fillimshekullit të 20-të.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Henri Matisse dhe André Derain studiuan me të njëjtët mësues,
ndanë miqësinë me artistë të tjerë, udhëtuan së bashku, dhe ndonjëherë punuan në
të njëjtën studio. Të dy admironin dhe koleksiononin skulpturat afrikane – veçanërisht
Matisse, i cili udhëtoi në Afrikën e Veriut në vitin 1906 – influenca artistike
e të cilave mund të shihet në trajtimin e stilizuar të secilit piktor të figurës
njerëzore, sheshtësisë piktoreske dhe formave dhe planeve të fragmentarizuara. Për
të realizuar pikturat e tyre, ata aplikuan penelata të trasha ngjyrash vibruese,
shpesh të pa përziera nga tuba boje. Këto ngjyra nuk korrespondonin me mënyën
se si dukeshin gjërat në jetën reale. “Zgjedhja ime e ngjyrave nuk mbështetet
tek asnjë teori artistike,”
ka thënë Matisse. “Ajo bazohet tek vëzhgimi,
ndjenja, mbi vetë natyrën e çdo përvoje.”

 

Në vitin 1905, Matisse dhe Derain ekspozuan së bashku në Salon
d’Automne (Sallonin e Vjeshtës) dhe veprat e tyre shkaktuan një skandal.
Shikuesit dhe kritikët u shokuan nga përdorimi i ngjyrave të ndezura, jo
natyraliste në peisazhet dhe portretet e tyre. Një kritik arti shkoi aq larg sa
i quajti artistët “fauves” apo “bisha të egra”, dhe kjo etiketë mbeti. Prej
asaj kohe, termi Fauvizëm është aplikuar për veprat e Matisse, Derain dhe një bande
të vogël piktorësh të fillimshekullit të 20-të, të cilët përdornin në mënyrë të
ngjashme ngjyrat e aplikuara në plane dhe me penelata të gjera.

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/fauvism/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty