Nga REVISTA ARTPSER
Në vitin 1900, Picasso ishte vetëm 19 vjeç kur ai mbërriti
në Paris. Duke jetuar në kushte të pasigurta, ai u përmbyt shpejt nga mjerimi
dhe zia. Nga kjo vuajtje e madhe lindi Periudha Blu e Pablo Picasso, gjatë së
cilës ai do pikturonte piktura monokoromatike (njëngjyrëshe). Kjo ngjyrë dëshpërimi
shoqëroi të gjitha prodhimet e tij nga vitit 1901 deri në vitin 1904, duke shënuar
një pikë kthese në qasjen e tij krijuese.
Një fillim tragjik
E nxitur nga një ngjarje tragjike në vitin 1901, kjo shënjoi
fillimin e Periudhës Blu. Casagemas, një mik i afërt i Picasso, kreu vetëvrasje
në një kafe të Parisit. Kjo e zhyti piktorin në një dhimbje totale. Disa javë
pas vdekjes së mikut të tij, Picasso përfundoi pikturë n “Vdekja e Casagemas”,
vepra e fundit përpara Periudhës Blu. Duke kombinuar të kuqen dhe të verdhën,
ajo tregon fundin e përkohshëm të përdorimit nga ana e tij të ngjyrave të
ngrohta. Nga këndej e tutje, pikturat e Picasso-s u mbuluan me një uniformitet
monokoromatik: me blu. Një ngjyrë melankolie, trishtimi dhe dëshpërimi, bluja përkthen
gjendjet e dëshpërimit me të cilat u gjend vetë Picasso.
Simbolika e Peridhës Blu të Picasso
Njëherësh në përmbajtje dhe formë, pikturat e Periudhës
Blu të Picasso paraqesin një ndjesi të thellë humbjeje dhe zie. Në termat e
teknikës, ato janë monokromatike, me linja të thjeshta dhe kompozim efiçient. Përgjithësisht
ato nuk kanë asnjë të dhënë për kohën apo vendin, sikur ato të mund të përfaqësonin
vazhdimësinë universale të dhimbjes.
Megjithatë, veprave të Picasso-s nuk iu mungojnë konteksti
historik apo gjeografik. I frymëzuar nga kultura vendase, ato i referohen
pikturës realiste të Epokës së Artë apo të letërsisë spanjolle. Gjejmë referenca
të shpeshta për piktorin Greco dhe autorin soanjoll, Fernando de Rojas. Simbolizmi
fetar është gjithashutu shumë i pranishëm, me përfaqësimin e firgurave të tillë
si vajtuesit mesjetar dhe Maria e Virgjër. Në këtë mënyrë, Picasso pikturon
njerëzit e harruar – lypësit, të burgosurit, prostitutat, të verbrit – të cilët
ndodheshin në një shtresë më të ulët të një shoqërie pa skrupuj. Si spektatorë
të uritur, këto portrete na përballin me mjerimin, melankolinë, vdekjen, varfërinë
dhe pleqërinë.
Veprat emblematike të Periudhës Blu
Në fund të vitit 1901, Picasso pikturoi “Autoportretin”,
një përfaqësim i errët i kohëve të tij. Ai i jep vetë tipareve të tij gravitetin
e moshës së tij. Një portret jo miklues, fytyra e gërryer, rrobat e arnuara dhe
një ajër zhgënjimi. Ndoshta fillimet e karakterit të tij shkatërrues, për
vetveten, si edhe për ata që ishin rreth tij?
Gjatë të njëjtit vit, Picasso u takua me Louis Jullien, një
doktor i specializuar në sëmundjet veneriane. Nëpërmjet tij, ai vizitoi një
spital në burgun e grave në Saint-Lazare, ku ai vazhgoi gjatë të burgosurat. I
prekur nga mjerimi i tyre social, Picasso i transformoi pacientet, shumicën
prostituta, në virgjëresha me fëmijë apo në madona. Midis prodhimeve të tij të
asaj kohe, piktura “L’Entrevue” është dëshmitare e këtij shenjtërimi të figurës
femërore.
Një nga pikturat më emblematike të asaj periudhe është
pjesa e titulluar “Jeta”, një alegori e ciklit të ekzistencës. Kjo pikturë, e
cila paraqet një lak të pafundmë, tregon lojën e shumëfishtë të “mise en abyme”
(pikturë brenda pikturës). Në njërën anë, ajo përfaqëson fazat e ndryshme të
jetës, të tilla si, shtatëzania, lindja dhe vdekja. Në anën tjetër, kjo vepër përbët
nga një pikturë brenda pikturës. Por gjithashtu e fshehur nën shtresat e e bojës
është një lloj tjetër rigjallërimi. Duke mbuluar veprën e tij “Çastet e fundit”,
Picasso e lind për herë të dytë këtë pikturë: Jetën.
Kur melankolia i hap rrugën gëzimit
Perdiudha Blu është mbi të gjitha një përkthim i të gjitha
zhgënjimeve të një djaloshi të ri, i cili po përballej me mizorinë e botës.
Duke filluar nga vetë shkretimi i tij, Picasso ishte i interesuar në një botë që,
ashtu si ai, ishte në dhimbje. Por, jo fitimprurëse dhe domosdosmërisht jo një
prioritet në sytë e artistit, ai do ta braktise mjerimin për një formë lehtësie.
Pa braktisur melankolinë që e karakterizon, takimi i tij me Fernande Olivier në
vitin 1094, e çoi atë drejt tematikave më të gëzueshme. Performancat live dhe
akrobatët i hapën rrugën një universi më festiv. Dhe kështu, ne kemi fillimin e
Periudhës Rozë!
(Imazhi 1: Pablo Picasso, Le Repas de l’aveugle, 1903)
(Imazhi 2: Pablo Picasso, La Mort de Casagemas, 1901)
(Imazhi 3: Picasso, Le Mendiant et l’enfant, 1903)
(Imazhi 4: Pablo Picasso, Autoportret, 1901)
(Imazhi 5: Pablo Picasso, L’Entrevue, 1902)
(Imazhi 6: Pablo
Picasso, La Vie, 1903)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/picassos-blue-period/
Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti