POEZIPablo NerudaPoezia “Imazhi” - Nga Pablo Neruda

Poezia “Imazhi” – Nga Pablo Neruda

-

Po mbaj te mbyllur emrin e nje gruaje

Qe thuajse nuk e njihja

Eshte ne nje kuti

Dhe nje here ne ca kohe nxjerr jashte rrokjet

Qe jane ndryshkur dhe kercasin si piano rrangalline

Shume shpejt dalin ato peme dhe me pas shiu

Jaseminet, gershetat e gjate fitimtare

Te nje gruaje tani pa asnje trup

E humbur

E mbytur ne kohe si ne nje liqen te ngadalte

Atje syte e saj u shuan si qymyrguri

E megjithate, ne shperberje eshte aroma e embel e vdekjes

Arteriet e varrosura

Apo thjesht nje jete mes jetesh te tjera

Mban arome e mire kur e kthejme fytyren

Vetem ne drejtim te deliresise

Te ndjejme pulsin e qiellit qe bie shi

Te rinise sone te pakesuar

Per te vertitur nje unaze ne zbrazeti

Per t’i qare parajses

Me vjen keq qe nuk kam kohe per jetet e mia

Madje edhe per gjene me te vogel

Dhurata e lene ne ndarjen e nje treni

Ne nje dhome gjumi

Apo ne nje birrari

Si nje cader e lene atje jashte ne shi

Ndoshta keto jane buzet e padukshme

Qe flasin si ritmi i papritur i detit

Ne nje cast te shpenguar ne rruge

Per kete arsye, Irene apo Rose, Mary apo Leonore

Kuti bosh, lule te thara shtypur ne nje liber

Ato therrasin nga cepat e tyre te vetmuar

Dhe ne duhet t’i hapim

Te degjojme ate qe s’ka ze

Per te pare ato gjerat qe nuk ekzistojne

Poezia “Imazhi”

Nga Pablo Neruda

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Video via @rare_wine

#pabloneruda #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty