Ti operon pasditeve
Ti kryen operacione të hapura të zemrës
Mbi fantazmat
E miqve të tu vetëvrasës
Ti divorcohesh me prindërit e tu
Përpara se të kesh kohë
Për t’u lindur
Ti nxjerr jashtë tët shoqe dhe tët bir
Ti i thua të dashurës tënde
Të shkojë në djall
KJO ËSHTË VETMIA QË KËRKOJE
HESHTJA
PO TË QEP
TI SHKRUAN
Poezia “Ti operon”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia @idreamobscene