Ta duash jetën, ta duash edhe kur
Nuk ke stomak për ta dashur
Dhe kur gjithçka dikur e dashur
Shkrumbohet si letër e djegur në duart e tua
Fyti yt i mbushur me të çarat e saj
Kur dhimbja ulet tek ti, me nxehtësinë e saj tropikale
Që trash ajrin, të rëndë si uji
Më i përshtatshëm për gushën sesa për mushkritë
Kur dhimbja të peshon si vetë mishi yt
Vetëm se më shumë, NJË OBEZITET DHIMBJEJE
TI MENDON, SI MUND TA DUROJË NJË TRUP KËTË?
PASTAJ TI E MBAN JETËN SI NJË FYTYRË
Ndërmjet pëllëmbve të tua, një fytyrë të thjeshtë
Pa buzëqeshje sharmante, pa sy vjollcë
Dhe ti thua, po, unë do të të marr
Unë do të të dua, sërish
Poezia “Gjëja është”
Nga Ellen Bass
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia @rare_wine