POEZIAlejandra PizarnikPoezia ‘Seksi, Nata’ nga Alejandra Pizarnik

Poezia ‘Seksi, Nata’ nga Alejandra Pizarnik

-

Edhe nje here, dikush bie

Ne renien e tyre te pare

Renia e dy trupave, e dy syve

E kater syve jeshil apo tete syve jeshil

Nese numerojme ata qe kane lindur ne pasqyre

(Ne mesnate, ne friken me te paster, ne humbje)

Ti nuk ke qene ne gjendje qe te njohesh zerin

E heshtjes tende te merzitshme

Per te pare mesazhet tokesore te shkarravitura

Ne mes te nje gjendjeje te cmendur

Kur trupi eshte nje gote

Dhe nga vetvetja dhe nga te tjeret

Ne pijme nje lloj uji te pamundur

Deshira derdhet

Mbi mua me nje liker te helmuar

Per etjen time te etur

Cfare mund te beje premtimi i syve?

Une flas per dicka qe nuk eshte e kesaj bote

Une flas per dike qellimi i se ciles eshte per tjeterkund

Dhe une isha lakuriq ne kujtimin e nates se bardhe

Si nje qen i semure

Ndonjehere ne vuajme shume nga realiteti

Ne hapesiren e nje nate te vetme

Ne zhvishemi

Ne jemi te tmerruar

Ne jemi te vetedijshem qe pasqyra tingellon si nje ore

Pasqyra nga e cila do derdhet jashte e qara jote

Copezimet e tua

Nata e hap verveten vetem nje here

Mjafton

A e shikon?

Ti e ke pare. Friken e te qenit dy ne pasqyre

Dhe papritur ne jemi kater

Ne qajme, ne vajtojme

Frika ime, gezimi im me i tmerrshem sesa frika ime

Fjalet e mia te thella

Fjalet e mia jane celesa qe me mbyllin ne nje pasqyre

Me ty, por gjithmone vetem

Dhe une e di shume mire se nga cfare perbehet nata

Ne kemi rene plotesisht neper nofulla qe nuk e prisnin kete sakrifice

Ky denim i syve te mi qe kane pare

Une flas per nje zbulim

Une kam ndjere une seksi, seksin tek une

Une flas per varrosjen e frikes se perditshme

Per te sigurar friken e nje casti

Humbja me e paster

Por kush do te thote:

Mos qaj me naten?

Sepse cmenduria eshte gjithashtu nje genjeshter

Si nata

Si vdekja

Poezia ‘Seksi, Nata’ nga Alejandra Pizarnik

Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

#art #poetry #alejandrapizarnik #photography #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty