POEZIAlejandra PizarnikDhe zonjat e veshura me te kuqe - Nga...

Dhe zonjat e veshura me te kuqe – Nga Alejandra Pizarnik

-

Dhe zonjat e veshura me te kuqe

per dhimbjen time

dhe me dhimbjen time te mbeshtjellura ne frymen time

duke u zvarritur si fetuset e akrepave

ne kthinat me te thella te qafes sime

nenat me te kuqe

qe ia nxorren shkumen edhe grimes se fundit te nxehtesise

qe zemra ime e ngrate mund te me falte

gjithmone me eshte dashur te mesoj vet hapat qe duhet te marr

per te pire dhe per te ngrene dhe per te marre fryme

nuk me mesuan kurre te qaj

dhe tani nuk do te mesoj kurre qe ta bej kete

me e pakta nga te gjitha grate e mbeshtjella ne rrjeshtat e frymes sime

me peshtyme te kuqe

dhe vello pluskuese gjaku

gjaku im

vetem i imi

qe e kam nxjerre vet

dhe qe tani ata e pine

pasi vrane mbretin trupi i te cilit

eshte duke u prehur ne lum

dhe qe leviz syte e tij dhe buzeqesh

megjithese ai eshte i vdekur

dhe kur je i vdekur

je i vdekur

per te gjitha buzeqeshjet qe jep

dhe zonjat e medha

zonjat tragjike ne te kuqe

kane vrare te vetmin njeri qe po lundron poshte lumit

dhe une mbetem pas

si nje peng nen kujdestarine e tyre te perjetshme

dua te vdes sic e thote ligji i te zakonshmeve

ku na sigurojne qe te vdesesh eshte njesoj si te enderrosh

drita

vera e ndaluar

vertigo-marramendja

per ke shkruan ti?

per rrenojat e nje tempulli te braktisur

Sikur vetem te ishin te mundura festimet

nje vizion i vajtueshem

te bere cope e cike

te nje kopshti statujash te thyera

nje kohe memece

kohe si nje doreze mbi nje daulle

ata te tre qe konkurrojne ne mua

mbeten ne nje pike kthese

dhe ne as nuk jemi e as nuk ishim

syte e mi gjenin prehje tek gjerat e poshteruara

te braktisura

sot une me ato shikoj

nuk kam pare dhe nuk kam miratuar asgje

ulur ne fundin e nje liqeni

ajo ka humbur hijen e saj

por jo deshiren per te qene

per te humbur

ajo eshte vetem me imazhet e saj

Veshur me te kuqe dhe e padukshme

qe ka arritur ne kete vend ku nuk mberrin askush

zoti i atyre te vdekurve qe jane veshur me te kuqe

burri qe eshte maskuar me nje fytyre te pafytyre

ai qe vjen per te

e merr ate pa ate

veshur me te zeza dhe e dukshme

ai qe nuk dinte se si te vdiste nga dashuria

pra qe nuk mund te mesonte asgje

ajo eshte e trishtuar sepse ajo nuk eshte atje

ka fjale me duar

te mezishkruara

ato kerkojme per zemren time

ka fjale qe jane te denuara si zambaket ne nje furtune

ka fjale qe u ngjajne disave mes te vdekurve

dhe nga aty preferoj ato qe evokojne kukullen e nje vajze te palumtur

fjala 18

kur mendoj per terapine profesionale

mendoj t’ia nxjerr syte vetes

ne nje shtepi ne rrenim

dhe me pas ti ha ato teksa te jem duke menduar

per te gjitha vitet e mia te vazhdueshme duke shkruar

15 ose 20 ore duke shkruar pa pushim

ngjallur nga demonet e analogjive

duke u perpjekur te konfiguroj endjet e mia te tmerrshme

ne lendet verbale

sepse – oh i dashur Sigmund Freud

shkenca psikoanalitike harroi celesat e saj diku

qe ta hapesh ate hapet

por halli eshte si ti mbyllim plaget?

per paparashikimet e tjera

me te dashura sesa buzeqeshja e Virgjireshes mbi shkembinj

hijet godasin hije te zeza te asgjeve te vdekura

por qe godasin

dhe kishte te qara

asgje vec goditjeve

Nga Alejandra Pizarnik

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty