Unë kam jetuar në ato kohë. Për njëmijë vite
Kam qenë i vdekur. Jo i rënë, por i përndjekur;
Kur e gjithë dekadenca njerëzore ka qenë e burgosur,
Unë isha i lirë midis skllevërve të maskuar.
Unë kam jetuar në ato kohë, megjithatë isha i lirë.
Pashë lumin, tokën, qiellin,
Të rrotulloheshin rreth meje, duke ruajtur ekuilibrin e tyre,
Stinët më ofruan zogjtë dhe mjaltin e tyre.
Ti që jeton, çfarë ke bërë me fatin tënd?
A pendohesh për kohën kur unë kam luftuar?
A ke korrur për të mbjellat e përbashkëta?
A e ka pasuruar qytetin ku jetoj unë?
Njerëz të gjallë, mos mendoni asgjë për mua.
Unë jam i vdekur.
Asgjë nuk mbijeton as nga shpirti dhe as nga trupi im.
Epitaf nga Robert Desnos
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti