POEZIRobert DesnosShumë shumë kohë më parë nga Robert Desnos

Shumë shumë kohë më parë nga Robert Desnos

-

Shumë shumë kohë më parë përshkova kështjellën e gjetheve

Duke u zverdhur ndagalë në myshk.

Dhe larg pincat kapeshin dëshpërimisht pas shkëmbinjve në det

Kujtimi yt më mirë ende prania jote e ëmbël ishte atje gjithashtu

Transparente dhe e imja

Asgjë nuk kishte ndryshuar, por çdo gjë ishte plakur me të njëjtën shpejtësi si tempujt e mi dhe si sytë e mi

A nuk të pëlqen ky banalitet? Lërmë të shkoj është kaq ironike për mua kjo kënaqësi

Çdo gjë ishte plakur me përjashtim të pranisë tënde

Shumë shumë kohë me parë unë përshkova dallgën në një ditë të vetmuar

Edhe atëherë dallgët ishin të pavërteta

Karakatina e anijes së mbytur që ti njihje – a të kujtohen netët e stuhive dhe të puthjeve?

A ishte një anije apo kapelja e një gruaje delikate të rrokullisur nga era në shiun e pranverës?

Ishte aty gjithashtu

Pas kësaj është lumturia dhe vallëzimi në murriz!

Aperitivët kanë ndryshuar emrat dhe ngjyrat

E ylberit që kornizojnë pasqyrat.

Shumë shumë kohë me parë ti më ke dashur.

Shumë shumë kohë më parë nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #jamienelson

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty