POEZIRobert DesnosTë kam ëndërruar kaq shumë nga Robert Desnos

Të kam ëndërruar kaq shumë nga Robert Desnos

-

Të kam ëndërruar kaq shumë saqë ti nuk je më e vërtetë.

A kam ende kohë që ta arrij trupin tënd që frymon, për të puthur gojën tënde dhe për ta gjalluar edhe një herë zërin tënd të dashur?

Të kam ëndërruar kaq shumë saqë krahët e mi, të mësuar të kryqëzuar mbi gjoksin tim

Teksa përqafoja hijen tënde, ndoshta nuk do t’i përkuleshin formës së trupit tënd.

Sepse të përballur me formën e vërtetë të asaj që më ka përndjekur dhe udhëhequr për kaq shumë ditë dhe vite, me siguri që do të kthehesha në një hije.

O peshore ndjenjash.

Të kam ëndërruar kaq shumë saqë me siguri nuk ka më kohë për mua që të zgjohem.

Unë fle tek këmbët e tua, pre e të gjitha formave të jetës dhe të dashurisë, dhe ti, e vetmja Që ke rëndësi për mua sot,

Unë nuk mund ta prekë më fytyrën dhe buzët e tua

Se sa mund të prekë buzët dhe fytyrën e kalimtarëve.

Të kam ëndërruar kaq shumë, kam ecur kaq shumë, kam folur kaq shumë, kam fjetur kaq shumë

Me fantazmën tënde, saqë ndoshta e vetmja gjë që më ka mbetur është të kthehem në një fantazmë midis fantazmash,

Një hije njëqind herë më shumë hije sesa hija që lëviz dhe vazhdon të lëvizë, me shkëlqim, mbi orën diellore të jetës tënde.

Të kam ëndërruar kaq shumë nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Elegji, 1899, William Adolphe Bouguereau

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #painting #williamadolphebouguereau

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty