SKULPTURËAuguste RodinLAMTUMIRAT - Nga Pablo Neruda

LAMTUMIRAT – Nga Pablo Neruda

-

Lamtumirë, lamtumirë, një vendi apo një tjetri,

Çdo goje, çdo dhimbjeje,

Hënës së pacipë, javëve

Që i palgosnin ditët dhe pastaj zhdukeshin,

Lamtumirë këtij zëri dhe atij tjetrit të njollosur

Me amarantinë dhe lamtumirë

Shtratit dhe pjatës së zakonshme,

Muzgut të të gjitha lamtumirave,

Karriges që është pjesë e të njëjtin muzg,

Rrugës së bërë nga këpucët e mia.

Unë e shpërndava veten, pa asnjë dyshim:

Ktheva përmys jetë të tëra,

Ndryshova lëkurë, llampa, dhe urrejtje,

Ishte diçka që duhet ta bëja,

As për ligj dhe as për teka,

Më shumë si një reaksion zinxhir;

Çdo udhëtim i ri më ka magjepsur;

Kam marrë kënaqësi nga vendet, nga të gjitha vendet.

Dhe, sapo arrita, unë thashë menjëherë lamtumirë

Me ëmbëlsinë e porsalindur

Sikur do të hapej buka dhe papritur

Të fluturonte nga tryeza e botës.

Kështu i lashë pas të gjitha gjuhët,

I përsërita lamtumirat si një dorë e vjetër,

Ndryshova kinematë, arsyet dhe varret,

Lashë çdo vend për diku tjetër;

Vazhdova të isha dhe të isha gjithmonë

Gjysëm i pabërë në gëzim

Një dhëndër midis trishtimit,

Pa e ditur kurrë se si apo se kur,

Gati për t’u kthyer, kurrë për t’u rikthyer.

Ne e dimë shumë mirë që ata që kthehen nuk janë larguar kurrë,

Kështu që, e gjurmova dhe e rigjurmova jetën time,

Duke ndërruar veshje dhe planete,

Duke u mësuar me shoqërinë

E rrotës së madhe të mërgimit,

Vetmisë së madhe të tingëllimës së këmbanës.

LAMTUMIRAT

Nga Pablo Neruda

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Detaje nga Portat e Ferrit, konceptuar me 1880, derdhur ne bronz me 1917, Auguste Rodin

#art #photography #poetry #love #pabloneruda #enkeledasuti #sculpture #augusterodin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty