POEZIPablo NerudaSIKUR TË MOS KISHA ECUR KURRË VEÇSE ME...

SIKUR TË MOS KISHA ECUR KURRË VEÇSE ME TY, ZEMRA IME, SIKUR NUK MUND TË ECJA VEÇSE ME TY, SIKUR NUK MUND TË KËNDOJA VEÇSE ME TY. – Nga Pablo Neruda

-

Dhe kur një gjethe bie nga hardhitë kacavjerëse,

Ti e di, dashuria ime,

Që emri im është shkruar në atë gjethe,

Një emër që është i yti dhe i imi,

Emri ynë i dashurisë,

Një qënie e vetme,

Shigjeta që çau dimrin,

Dashuria e pathyeshme

Zjarri i ditëve,

Një gjethe që ra mbi gjoksin tim,

Një gjethe nga pema e jetës

Që bëri një fole dhe këndoi,

Që lëshoi rrënjë,

Që na dha lule dhe fruta.

Dhe kështu ti e shikon, dashuria ime,

Se si lëviz unë rreth ishullit,

Rreth botës,

I sigurt në mes të pranverës,

I çmendur me dritë në të ftohtë,

Duke ecur i qetë në zjarrë,

Duke ngritur peshën tënde të petaltë në krahët e mi

SIKUR TË MOS KISHA ECUR

KURRË VEÇSE ME TY,

ZEMRA IME,

SIKUR NUK MUND TË ECJA

VEÇSE ME TY,

SIKUR NUK MUND TË KËNDOJA

VEÇSE ME TY.

Nga Pablo Neruda

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Paolo dhe Francesca di Rimini, 1867, Dante Gabriel Rossetti

#art #photography #poetry #love #pabloneruda #enkeledasuti #painting #dantegabrielrossetti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty