Dashuria ime, papritur
Ija jote
Është kurba e gotës së verës
E mbushur deri në buzë,
Gjinjtë e tu janë vorbulla yjore,
Flokët e tu drita e alkoolit,
Thithkat e tua, rrush
Kërthiza jote e pastër
E stampuar në cilindrin e një beli,
Dhe dashuria jote kaskada
E verës së pashuar,
Ndriçimi që bie mbi shqisat e mia,
Madhështia tokësore e jetës.
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Skulptura, Kupidi dhe shpirti, 1905, Auguste Rodin
#art #photography #poetry #love #pabloneruda #enkeledasuti #sculpture #augusterodin