ARTFrymëzimQËLLIMET E FUNDME PËRKUNDREJT QËLLIMEVE TË PAFUNDME Nga SIMON...

QËLLIMET E FUNDME PËRKUNDREJT QËLLIMEVE TË PAFUNDME Nga SIMON SINEK

-

Nga SIMON SINEK

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti    

Mua më intereson shumë ideja për të luajtur
lojëra që nuk kanë një vijë finishi (fundi). Disa lojëra kanë vija finishi, si p.sh.,
bejsbolli, futbolli. Të fitosh një pjesë/rol është një vijë finishi. Ju merrni
pjesë në prova, aty ka një fillim, një mes dhe një fund. Pastaj kemi provat dhe
praktikën. Pra ju vini dhe merrni pjesë në prova dhe, ju ose fitoni, ose
humbisni dhe pastaj çdo gjë përfundon. Kjo është diçka e fundme, pra që ka një
fund.

Por karrierat tona janë të pafundme. Nuk
ka një fund. Është si jetët tona që janë të fundme, por jeta është e pafundme.
Njerëzit vijnë dhe largohen, por jeta vazhdon. Në teatër…aktorët vijnë dhe largohen,
por teatri vazhdon. Ai është i pafundmë. Ju nuk e fitoni teatrin. Ju fitoni një
pjesë/një rol. Por çfarë ndodh në çastin kur e fitoni rolin? Këtu, loja e së
fundmes ka përfunduar.

Tani ju futeni në lojën e pafundme, dhe
ju duhet të jeni të aftë që të konvertoheni. Dhe arsyeja përse kjo është e rëndësishme,
dhe fatkeqësisht unë e kam parë këtë shumë herë, që në moshë të re gjithçka që
ju dëshironit që të bënit ishte që të shkonit në Broadway. Dhe pastaj ju shkoni
në Broadway dhe pastaj çfarë? Ju ia keni përkushtuar gjithë jetën tuaj një qëllimi
të fundmë dhe kur ju arrini atje, përgjigjja e menjëhershme është dëshpërimi
sepse ju i keni kushtuar 15 vite të jetës suaj kësaj gjëje të vetme dhe tani që
ju e arrni këtë dhe nuk e di se çfarë do të bëni pas kësaj. Si p.sh., çfarë të
bëj, të shkoj prapë në Broadway?! Kjo gjë nuk përbën më të njëjtën ambicie për
ju. Nuk keni më të njëjtin pasion, që ju i keni përkushtuar. Ju jeni nga Fargo,
Dakota e Veriut dhe gjithçka që ju keni dashur ka qenë që të largoheni nga
Fargo dhe t’ia dilni që të shkoni në Broadway dhe ju ia keni dalë. Kjo gjë nuk përbën
më të njëjtin lloj pasioni për ju. Dhe kjo ndodh sepse këto janë qëllime të
fundme.

Ka shumë studime që janë bërë me
sportistë që kanë qëllime të fundme. Që të bëhen ai X i madh në botë. Kështu,
Andre Agassi ka qenë një prej këtyre sportistëve. Ai dëshironte që të bëhej
tenisti më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Çdo njeri në jetën e tij ai i
shikonte si të thuash me atë syrin se si do të më ndihmosh ti mua që të arrij
aty ku dua të arrij? Çdo gjë kishte të bënte me se si do të më ndihmosh që të
arrij atje. Çdo gjë ishte një transaksion, si do të më ndihmosh ti mua që të
arrij atje, dhe pastaj e dini se çfarë ndodhi? Ai e arriti këtë, ai u bë
lojtari më i madh i tenisit në botë dhe a e dini se çfarë ndodhi menjëherë pas
kësaj? Depresion. Michael Phelps kërkonte që të ishte sportisti olimpik që do të
merrte më shumë medalje në histori. Dhe a e dini se çfarë? Ai ia doli. Dhe a e
dini se çfarë ndodhi menjëherë pas kësaj? Depresion.

Ata shpenzuan të gjithë jetën e tyre për
të arritur vetëm një qëllim. Megjithëse, shumë mund të mos ta arrijnë këtë, ata
pak që ia dalin, nuk e dinë se çfarë të bëjnë pas këtij çasti sepse qëllimet e
tyre ishin të fundme. Qëllimet e tyre ishin të fundme. Dhe kështu, ka komponentë
të fundmë në karrierën tuaj, por karriera juaj duhet të jetë e pafundme. Kështu
që, po, sigurisht që, ju duhet ta fitoni këtë lojën e fundme. DUHET T’A FITONI
ATË ROLIN NË TEATËR. POR MENJËHERË PASI T’A FITONI ATË ROLIN JU DUHET T’A
KONVERTONI ATË NË DIÇKA TË PAFUNDME.

https://www.youtube.com/watch?v=bVm1oUIrkG0

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty