ARTFrymëzimBËHUNI NJË LOJTAR I PAFUNDMË: Motivacion për t’u zgjuar...

BËHUNI NJË LOJTAR I PAFUNDMË: Motivacion për t’u zgjuar Nga Simon Sinek

-

Motivacion
për t’u zgjuar

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Të kuptojmë këtë lojën që po luajmë që mund
të jetë puna, jeta apo dashuria apo çfarëdolloj gjëje që dëshironi apo të
gjitha këto bashkë. Në teorinë e lojrave ka dy lloj teorish. Ka lojëra të
fundme dhe lojëra të pafundme. Një lojë e fundme është një lojë e përckatuar ku
kemi lojëtarë të njohur, rregulla fikse, dhe dhe një objektiv të dakordësuar, si
p.sh., në një lojë besjbolli. Ne që të gjithë biem dakord se, cilat janë
rregullat dhe në fund të nëntë shërbimeve me gjuajtje kushdo në lojë që ka më
shumë shërbime të mbetura gjuajtjesh shpallet fitues dhe këtu loja përfundon.
Askush nuk thotë asnjëherë prit, prit një minutë…le të luajmë edhe tre shërbime
të tjera gjuajtjesh dhe unë e di që mund të kthehem dhe të fitoj. Por kjo nuk
mund të ndodhë. Kemi fituesit kemi edhe humbësit.

Pastaj kemi një lojë të pafundme. Një
lojë e pafundme përkufizohet si një lojë me lojëtarë të njohur dhe të panjohur,
rregullat janë të ndryshueshme, dhe objektiva është që ta mbajmë lojën në lojë
për t’a përjetësuar vet lojën. Kur vendosni përballë një lojëtar të fundmë me
një lojtar të fundmë sistemi është i qëndrueshëm. Kur vendosni një lojtar të
pafundmë me një lojëtar tjetër të pafundmë, sistemi është prapë i qëndrueshëm. Lufta
e ftohtë përfundoi sepse nuk kishte as fitues dhe as humbës. Nuk ekziston. Ky
nuk është ai skenari që ne duam.

Kështu që, ju vazhdoni të luani dhe loja
do të jetë e qëndrueshme. Dhe në një lojë të pafundme duke qenë se, nuk ka as
fitues dhe as humbës, ajo që ndodh është që lojëtarët dalin nga loja kur nuk
kanë më vullnetin apo burimet për të lujatur më tej. Dhe pastaj loja luhet nga
lojëtarë të tjerë. Loja përjetësohet dhe lojëtarët ndryshohen. Problemet shfqen
kur vendosni përballë një lojëtar të fundmë me një lojëtarë të pafundmë sepse
lojëtari i fundmë luan për të fituar, ndërsa lojëtari i pafundmë luan për të qëndruar
në lojë. Dhe lojëtarët e fundmë do të frustrohen gjithmonë. Këto ishin Shtetet
e Bashkuara në Vietnam. Ne po luftonim për të fituar, ndërsa ata po luftonin për
jetët e tyre. Keto ishin Bashkimi Sovjetik ne Afganistan. Ata po luftonin për t’i
mundur muxhahedinët dhe muxhahedinët po luftonin sa më gjatë që të ishte e nevojshme.

Tani lë të shikojmë lojën e biznesit.
Loja e biznesit nga vet përkufizimi i tij është një lojë e pafundme. Ai ka
ekzistuar që përpara ekzistencës së çdo kompanie në këtë planet dhe që do t’ia kalojë
jetëgjatësisë së çdo kompanie të vetme në këtë planet. Por nëse dëgjoni shumicën
e fjalëve të shumicës së kompanive ata nuk e dinë se çfarë loje i janë futur. Nëse
dëgjoni kompanitë ato ju thonë se, ata duan që të jeni numri një. Por bazuar në
cilat matrica? Bazuar në çfarë kuadri? Të ardhura? Pjesën e tregut që ato zënë?
m2? Numrin e punonjësve? Tremujor? Vjeçar? Pesë vjeçar? Në 10 vjet? Në pesëdhjetë
vjet? Ne nuk kemi rënë dakord me standardet e tyre. Ju nuk mund të thoni në mënyrë
arbitrare se jeni numri një sepse askush nuk ka rënë dakord për standardet që
ju përdorni. Asnjë nga këto gjëra nuk ka kuptim.

Për të mundur konkurrencën. Bazuar në çfarë?
Dhe ata studiojnë konkurrentët e tyre për t’ia kaluar atyre dhe megjithatë, unë
nuk njoh asnjë kompani që të jetë mundur nga një konkurrent që ata e njihnin, por
ata munden gjithmonë nga konkurrentët që nuk i njihnin/njohin. A mendonit që “MySpace”
e dinte që Facebook ekzistonte?…Ata ishin të shqetësuar nga “Friendster.com”.
Nuk mund të merrni vendime strategjike duke studiuar konkurrentë tuaj. Mund të
merrni vendime taktike nga studimi i konkurrencës, por jo vendime strategjike. Kur
dëgjoni mënyrën se si e luajnë lojën shumica e kompanive ata janë në lojën e
gabuar dhe prandaj ata ndjehen të frustruar.

Organizatat e mëdha e kuptojnë që ato
janë duke luajtur për të qëndruar në lojë. James Senegal, themeluesi i “Costco”
thotë që Wll Street-i është në biznesin për të bërë tremujorin e vitit, ndërsa
ne jemi në biznesin e ndërtimit të një kompanie të 50 viteve të ardhshme. Të
dish se çfarë loje je duke luajtur ndryshon në mënyrë radikale llojin e vendime
që jeni duke marrë sipas mënyrës se si e shikoni botën. Kjo ka të bëjë
gjithashtu, edhe me ndërtimin e besimit. Me lejoni të ndajë me ju një histori të
vërtetë.

Unë kam folur në një samit për edukimin
të mbajtur nga “Microsoft”. Kam folur gjithashtu edhe në një samit për edukimin
të “Apple-it”. Tek samiti i edukimit për “Microsoft-in” do të thoja se, rreth
70% e ekzekutivëve më të lartë shpenzuan rreth 70% të prezantimit të tyre duke
folur mbi se si të mundnin “Apple-in”. Tek samiti i edukimit të “Apple-it”, 100%
e ekzekutivëve shpenzuan 100% të prezantimeve të tyre se si t’i ndihmonin mësuesit
që të japin mësim dhe se si t’i ndihmojnë studentët që të mësojnë. Njëra luan në
këtë mënyrë, dhe tjetra luan në atë mënyrë (duke treguar me duar). Njëri luan
lojën e fundme, ndërsa tjetri lojën e pafundme. Gjejeni se kush u frustrua në këtë
rast? Në fund të fjalës sime tek “Microsoft” ata më bënë një dhuratë; më dhanë
“Zoom-in e tyre të ri” të “Microsoft-it” kur ishte koha e këtij aplikacioni. Dhe
më lejoni që t’ju them se, ishte spektakolar. Ishte pjesëza teknologjike më
elegante që kam përdorur ndonjëherë. Dizanji i tij ishte spektakolar, më pëlqeu
absolutisht shumë. Ishte i lehtë për t’u përdorur, i shkëlqyer dhe i
mrekullueshëm. Nuk funksiononte në “iTune” dhe unë nuk mund t’a përdorja aty, por
ky është një problem tjetër. Por ishte i mrekullueshëm! Dhe elegant! O Zot, sa
elegant! Dhe kështu jam ulur prapa në një taksi me një ekzekutiv shumë të lartë
të “Apple-it”, si të thuash ai punonjësi me numrin 12-të (duke nënkuptuar
nivelet më të larta). Dhe siç e dini, unë kam qejf që t’i trazoj pak ujërat, kështu
që, u ktheva nga ai dhe i thashë,
‘Microsoft më dhuroi “Zoom-in” e tyre të ri dhe është shumë më i mirë sesa
“iPod touch” juaj’.
Dhe ai u kthye nga unë dhe me tha, ‘Pa dyshim’. Dhe me këtë biseda u mbyll. Sepse lojtari i pafundmë e
di që, ndonjëherë jdo të jesh para dhe ndonjëherë tjetër do të mbetesh pas.
Projekti juaj, ndonjëherë do të jetë më i mirë dhe ndonjëherë tjetër do të jetë
më i keqi.

Qëllimi nuk është që të jeni më i miri çdo
ditë. Qëllimi është që t’ia kaloni konkurrencës tuaj çdo ditë. Ky është një konstruksion
i fundmë. Nëse unë do t’i kisha thënë “Microsoft-it” që kam marrë “iPod touch”
të “Apple-it” dhe ai është kaq më i mirë, ata do të thoshin, “A mund t’a
shikojmë, çfarë bën…,’; ata do të reagojnë, reagojnë, dhe reagojnë sepse njerëzit
e fundmë luajnë për të mundur ata që janë rrotull tyre.

Ndërsa, lojëtarët e pafundmë luajnë që të
jenë më të mirë se vetvetja. Që të zgjohen çdo ditë dhe të thonë se, si mund ta
bëjmë kompaninë tonë një variant më të mirë të vetes së vet sot nga ajo që kompania
ishte dje. Si mund të krijojmë një produkt këtë javë që të jetë më i mirë se
produkti që krijuam javën e shkuar. Edhe ne duhet ta luajmë lojën e pafundme.
Kjo nuk ka të bëjë me renditjen si numri 1; nuk ka të bëjë që të kemi më shumë
ndjekës në Twitter sesa miqtë tuaj, nuk ka të bëjë me që t’ia kalojmë çdokujt,
por ka të bëjë me se si t’ia kaloni vetvetes. Nuk ka të bëjë me shitjen e më
shumë librave apo të shikueshmërisë së më shumë konferencave TED sesa kushdo tjetër,
por që të sigurohesh që puna që je duke bërë të jetë më e mirë sesa ajo puna që
keni prodhuar më parë. Konkurrenca juaj jeni “JU”. Kjo do t’ju sigurojë se si të
qëndroni në lojë sa më gjatë që të jetë e mundur dhe që të gjeni gëzim, sepse gëzimi
vjen jo nga krahasimi por nga avancimi.

Problemi është që ne jemi qenie njerëzore
dhe si qenie njerëzore, ne vdesim që të krahasohemi me të tjerët. Ne na pëlqen
shumë që t’i rendisim gjërat. Top 10 lista. Top 100 lista. Oh, ne vdesim për
renditjen e gjërave. Çdo industri ka renditjen e vet dhe ato vdesin që të jenë
në këto lloj renditjesh. Megjithëse, shumica e renditjeve janë arbitrare. Ata
kanë bërë një studim. Ne që të gjithë bëjmë studime. Ata kanë bërë një studim
ku i pyesin njerëzit nëse ata dëshironin që të kishin një shtëpi të lirë (pa
pagesë) 400 mijë dollarëshe në një bllok me shtëpi të tjera të cilat janë
gjithashtu 400 mijë dollarëshe ose një shtëpi 1 milion dollarëshe në një bllok
ku të gjitha shtëpitë e tjera ishin 4 milionë dollarëshe dhe shumica e njerëzve
zgjodhën shtëpinë që vlente 400 mijë dollarë. Ne thjesht duam që të jemi më të
mirë se njëri-tjetri. Por kjo është një mënyrë dëshpëruese për të jetuar jetën.

Ajo që unë do t’ju bëja thirrje që ju ta
bënit dhe që nuk jeni nga ky brezi i mijëvjeçarëve (duke iu referuar të
lindurve pas vitit 1984) që të keni pak empati për mijëvjeçarët që janë rrotull
jush sepse atyre u ka rënë një dorë e keqe me letra dhe fatkeqësisht ne duhet
t’i ndihmojmë ata që të ndërtojë vetbesimin e tyre, që të gjejnë durimin e
tyre, dhe që të thyejnë këtë zakonin që të dalin nga teknologjia dhe që të mësojnë
aftësitë sociale që u nevojiten për të jetuar dhe shijuar një jetë të gëzueshme.
Nëse ju këtu jeni njerëz mijëvjeçare, ju nuk jeni ata për të cilët janë duke
folur unë (qeshje në sallë…).

Dhe kujdesuni për miqtë tuaj mijëvjeçarë
që keni rrotull jush sepse ata nuk janë të zëmëruar me ju dhe nuk janë njerëz të
këqinj, atyre u ka rënë po ajo dorë e keqe me letra që ju ka rënë edhe juve.
Mos kërkoni që ata të kujdesen për ju, por që ju të kujdeseni për ata. Dhe kjo është
pjesë e problemit. Ka një seksion të plotë në librari që titullojet libra për vetndihme
dhe nuk ka asnjë seksion që të titullohet se si t’i ndihmoni të tjerët. Dhe mënyra
se si ne i ndreqim problemet e jetës nuk është duke kërkuar ndihmën e njerëzve
që të na ndihmojnë ne vet: si të bie 10 paundë në peshë? Si ta gjej dashurinë?
Si ta gjej punën e ëndrrave të mia? Këtë thonë të gjithë librat.

Jo, duhet të jetë se si t’i ndihmoni miqtë
tuaj që të ketë një stil të lumtur jetese. Si t’i ndihmoni miqtë tuaj që të
gjejë përmbushje në jetët e tyre? Për këtë kanë të bëjnë të gjitha. Është shërbimi
ndaj të tjerëve. Sepse kjo do të thotë që të jesh njeri. Çdo qenie njerëzore, çdo
gjë në mënyrën se si ne jemi të ndërtuar biologjia jonë, antropologjia jonë janë
dizenjuar në mënyrë të tillë që ne të kujdesemi për njëri-tjetrin. Ja përse një
ngjarje si kjo sot të bën të ndjehesh më mirë sesa po ta shikonit online në
internet. Sepse ne duhet të ulemi krahë njëri-tjetrit. Duhet të ulemi me njëri-tjetrin.
Edhe për mua është shumë më këndshëm që të jem këtu me ju. Sepse jemi social.
Dhe që të gjithë ne kemi një përgjegjësi në këtë fis. Nëse dëshironi që të keni
një jetë të lumtur, të sukseshme, përmbushësëse, me vetbesim duhet të angazhoheni
që të kujdeseni për njërëzit që keni rrotull jush. Kështu e ka kjo punë.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=KbYzF6Zy5tY

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty