ARTArt DixhitalGJENERATA E RE DHE VARËSIA NGA TEKNOLOGJIA Nga Simon...

GJENERATA E RE DHE VARËSIA NGA TEKNOLOGJIA Nga Simon Sinek

-

Nga Simon Sinek, 2017

Çfarë është gjenerata e re?

Gjenerat e re është një grup njerëzish që kanë lindur përafërsisht
në vitin 1984-ër dhe më pas. Ata janë një brez i vështirë për t’u menaxhuar dhe
akuzohen përse ata mendojnë se kanë të drejtë. Kjo gjeneratë është narcistike,
egoiste, dhe e papërqëndruar, por e drejta është një gjë shumë e rëndësishme
dhe kjo sepse ata të gjithë aspirojnë kaq shumë drejt lidershipit.  

Dhe ajo që po ndodh është se, liderët po pyesin gjeneratën
e re se çfarë duan ata?

Dhe gjenerata e re përgjigjet se ata duan të punojnë në një
vend ku ka një qëllim të caktuar, se duan të kenë ndikimin e tyre në atë që bëjnë,
çfarëdolloj kuptimi që të ketë kjo gjë. Ata duan ushqim falas. Dhe pavarësisht
se, disa prej tyre mund të kenë edhe ushqim falas dhe gjëra të tjera, ata ende janë
të palumtur. Dhe kjo ndodh sepse ka diçka që mungon.

Unë kam mësuar se ajo që mungon ndahet në katër karakteristika.
E para, ka të bëjë me prindërimin. E
dyta, ka të bëjë me teknologjinë. E
treta, ka të bëjë me durimin. Dhe e
katërta, ka të bëjë me mjedisin.  

Së pari – Shumë
nga fëmijët e gjeneratës së re, janë
rritur si subjekte të strategjive të dështuara të prindërimit. Për
shembull, atyre u kanë thënë se ata janë
të veçantë; gjatë gjithë kohës. Atyre u kanë thënë se, ata mund të kenë çdo
gjë që duan në jetë dhe thjesht sepse ata e duan diçka të tillë. Disa prej tyre,
kanë qenë pjesë e klasave të veçanta në shkollë, jo sepse ata e kanë merituar këtë,
por sepse prindërit e tyre janë ankuar për këtë çështje. Dhe disa prej tyre kanë
marrë notat dhjetë (10), jo sepse ata i kanë merituar këto nota, por sepse mësuesit
e tyre nuk donin të kishin të bënin me prindërit e këtyre fëmijëve. Disa fëmijë,
gjithashtu, kanë marrë edhe medalje për pjesëmarrje. Dhe ne e dimë se si ndodh
kur jipet një medalje. Ajo zhvlerëson, në fakt, punën e atyre fëmijëve të cilët
përpiqen dhe që punojnë shumë. Dhe nëse dikush merr medalje edhe pse vjen vonë
apo i fundit në klasë në orën e mësimit, ata do të ndjehen në siklet në raport
me pjesën tjetër të klasës, dhe kjo i bën ata që të ndjehen edhe më keq. Ky
grup njerëzish më vonë do të diplomohet dhe do të shkojë në punë.

Më pas, ata
dalin tek ajo bota e vërtëtë dhe aty zbolojnë se ata nuk janë të veçantë. Mamaja
nuk bën dot të mundur që ata të promovohen në punë, që nuk merr asnjë shpërblim
sepse vjen i fundit në zyrë, dhe e thënë thjesht, nuk mund të kesh asgjë
thjesht sepse ti ke dëshirë të kesh diçka, por duhet të punosh për ta arritur
atë. Dhe në këtë moment i gjithë imazhi që ata kanë për veten thërrmohet. Dhe kështu,
kemi një gjeneratë tërësisht të re, e cila po rritet me një vetëvlerësim edhe më
të ulët se gjeneratat e mëparshme.

Gjithashtu,
ne jemi duke u rritur në një botë të rrethuar nga Facebook dhe Instragram, që
do të thotë se, ne jemi duke i vendosur filtra gjërave dhe këto media sociale
janë shumë të mira për t’i treguar njerëzve që jeta është e mrekullueshme, edhe
pse unë jam një individ i dëshpëruar. Dhe në këto aplikacione/apo media sociale
të gjithë njeëzit duken në rregull, sikur e kanë sistemuar çdo gjë në jetën e
tyre, por realiteti është që shumica e njerëzve nuk i kanë zgjidhur gjërat ende
dhe se kjo nuk është aspak e lehtë. Dhe kur pasaj gjenerata e re shikon më të mëdhenjtë
se çfarë janë duke bërë ata në punën dhe në jetën e tyre, mesazhi që gjenerat e
re merr është se, ajo që duhet të bëni në jetë është kjo që bëjmë ne. Dhe ata që
as që e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo.

Kështu,
kemi një gjeneratë të tërë e cila po rritet me një vetëvlerësim më të ulët sesa
gjeneratat e mëparshme. Dhe ky nuk është aspak faji i tyre. Sepse atyre thjesht
u ka rënë një dorë e keqe siç ndodh në një lojë me letra.  

Tani le të
flasim për teknologjinë.

Së dyti – Ne
e dimë se, angazhimi me median sociale dhe me vet celularët tanë çliron një
kimikat që quhet dopaminë. Prandaj ju ndjeheni mirë kur dikush ju dërgon
mesazh(e) në celularin tuaj. Dhe të gjithë e dimë atë ndiesinë kur ndjehemi pak
vetëm, të mërzitur dhe për pasojë i dërgojmë 10 sms 10 njerëzve të ndryshëm? Si,
ç’kemi, etj.,….sepse ne marrim një ndjesi të mirë kur marrim mbrapsht përgjigjje.
Prandaj numërojmë ‘Likes’, prandaj i rikthehemi 10 herë për të parë se si po ecën
performanca në mediat sociale.

A po rritet
Instagrami im?

A mos kam bërë
ndonjë gabim vallë?

Ndoshta ata
nuk jam i/e pëlqyeshëm/me? Etj.

Dhe të
rinjtë kanë edhe trauma vetëm për shkakun se dikush mund t’i heqi nga lista e
miqve në Facebook. Sepse ne e dimë që kur e kemi vëmendjen e tyrë ne mediat
sociale, marrim një dozë dopamine dhe kjo është një ndjesi shumë e mirë. Dopamina
është e njëjta gjë që na bën të ndjehemi mirë kur pimë duhan, alkool dhe kur
luajmë kumar. Me fjalë të tjera, të gjitha këto krijojnë varësi të madhe. Ne
kemi kufizime moshe lidhur me duhanpirejn, konsumimin e alkoolit dhe mundësinë
për të luajtur kumar, por ne nuk kemi kufizime moshe në mediat sociale dhe në
celularët tanë. Është njësoj sikur të hapim rubinetin e likerit të alkoolit për
adoleshentët tanë dhe u themi atyre, ‘ja ku e keni, mund të pini pafund.’ Dhe
kjo është tërësisht ajo që po ndodh.

Kemi një gjëneratë
të plotë e cila ka akses në dopamine, që të krijon varësi dhe që të mpin si
individ nëpërmjet mediave sociale dhe celularëve tanë në një kohë stresi të
lartë të rritjes së tyre në moshën e adoleshencës.

Por, pse është
e rëndësishme kjo?

Thuajse të
gjithë të alkoolizuarit e kanë zbuluar alkoolin në moshën e adoleshencës. Kur
jemi të rinj i vetmi aprovim për të cilin kemi nevojë është ai i prindërve tanë.
Dhe gjatë tranzicionit në adoleshencë ne kalojmë nga kërkimi i aprovimit të
prindërve tek nevoja për aprovimin nga bashkëmoshatarët. Dhe kjo është frustruese
për prindërit, por është shumë e rëndësishme për ne që të aprovohemi atje tek
fisi i madh tribal, mjedisi jonë i jashtëm. Dhe kjo është një periudhë shumë
stresuese dhe e mbushur me ankth në jetën tonë. Dhe ky është momenti kur ne
duhet të mësojmë që mund të mbështetemi tek miqtë tanë. Disa prej këtyre
adoleshentëve zbulojnë se alkooli dhe efektet e tij të dopaminës dhe të mpirjes
janë diçka që i ndihmon ata për t’u përballur me këtë periudhë stresuese dhe të
ankthshme në jetën e tyre. Dhe kjo është di
çka që krijon një lidhje aftagjatë me trurin sepse kur ata të kenë një
periudhë stresuese në jetën e tyre më vonë, ata nuk do të kthehen të kërkojnë mbështetjen
e një miku, por do të kthehen tek alkooli. Qoftë ky stres shoqëror, financiar,
stres i shkaktuar nga karriera, të cilat janë edhe burimet parësore që mund ta
bëjnë një njeri të konsumojë alkool, dhe ndoshta më vonë të bëhet i alkoolizuar.

Në periudhë
afatgjatë, për shkak të aksesit pa kufi që të rinjtë tanë kanë ndaj dopaminës
online që ata e marrin nëpërmjet mediave sociale, kjo i çon ata në pamundësi për
të krijuar marrëdhënie njerëzore të shëndetsme në të ardhmen. Dhe këta të rinj
e pranojnë që shumë prej miqve të tyre janë sipërfaqësor. Ata do ta pranojnë se,
ata mund të argëtohen me miqte e tyre, por që ata nuk i marrin në konsideratë nëse
do të hasen me ndonjë vështirësi në jetën e tyre. Gjithashtu, ata e dinë se, nëse
miqve të tyre do ‘u dalë diçka më e mirë si alternativë, ata do t’i lënë ata në
baltë sepse marrëdhëniet e sinqerta nuk janë aty.

Pra nuk ka
marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta. Sepse ata nuk praktikohen për t’i
kultivuar këto aftësi për të krijuar marrëdhënie dhe nuk kanë as mekaniza për të
përballuar stresin. Kështu që, në momentin që një ngjarje stresuese shfaqet në
jetën e tyre ata nuk do t’i drejtohen një njeriu, por do të drejtohen tek një
pajisje, tek mediat sociale të cilat ofrojnë vetëm çlirim të përkohshëm. Dhe
sipas shkencës ne tani e dimë që njerëzit që kalojnë shumë kohë në Facebook
vuajnë nga nivele më të larta depresioni sesa ata që kalojnë më pak kohë aty. Këto
gjëra kanë nevojë për ekuilibër.

Alkooli nuk
është i keq; shumë alkool është gjë e keqe. Kumari është argëtues; shumë kumar është
diçka e rrezikshme. Nuk ka asgjë të gabuar me median sociale dhe me celularët; por
mungesa e ekuilibrit lidhur me përdorimin e tyre. Për shembull, nëse jeni duke
ngrënë darkë me miq dhe ju i dërgoni sms dikujt që nuk është aty i pranishëm, ky
është një problem. Dhe kjo është varësi.

Nëse uleni
në një takim me njërëz më të cilët supozohet se duhet t’i dëgjoni dhe të flisni
dhe ju e vendosni celularin tuaj përpara vetes mbi tavolinë më fytyrë nga ju
ose mbrapsht, gjithsesi u jep mesazhin të pranishmëve në sallë që ju thjesht
nuk e keni vëmendjen aty dhe se ata nuk janë të rëndësishëm në atë moment për
ju. Dhe vetë fakti që, ju nuk e largoni dot celularin tregon që ju keni krijuar
varësi ndaj tij.

Nëse
zgjoheni në mëngjes dhe përpara se t’i thoni mirëmëngjes persoinit që keni në
krahë, që mund të jetë e dashura apo i dashuri juaj, por kontrolloni celularin atëhrë
ju jeni të varur prej tij. Dhe si të gjitha varësitë në periudhë afatgjatë, ato
do të shkatërrojnë marrëdhëniet tuaja, ato do t’ju kushotjnë kohë, dhe para, dhe
në përgjithësi do ta bëjnë jetën tuaj edhe më të keqe. Pra, kemi një gjeneratë
që po rritet pa vetëvlerësim dhe që nuk ka as mekanizmat bazë të përballimit për
tu marrë me stresin në jetën e tyre.

Tani le t’i
shtojmë këtyre edhe çështjen e durimit.

Së treti – Kjo
gjeneratë, është duke u rritur në një botë ku të gjitha dëshirat e tyre plotësohen
në çast. Do të blesh diçka? Shumë mirë, shko në ‘Amazon’ dhe ditën tjetër ajo që
ke porositur të vjen në shtëpi. Do të shikosh një film. ‘Log in’ që të shikosh
një film dhe e ke aty. Do të shikosh një emision në seri?!. Bingo! Nuk të duhet
as të presësh me javë të tëra. Njoh njerëz që i kalojnë sezonet e serialeve në
kanale televizive vetëm që të arrijnë në fund të sezonit. Do të dalësh me dikë
në takim?. Nuk të duhet as të mësosh sjelljen normale për një takim. Nuk të
duhet as të mësosh dhe ta praktikosh aftësinë për të dalë në takime. Nuk të
duhet as t’i mësosh mekanizmat social të përballjes në jetën reale.

Çdo gjë që
do mund ta kesh në çast, me përjashtim të kënaqësisë në punë dhe marrëdhëniet e
vërteta për të cilat nuk ka aplikacion dixhital që t’i menaxhojë. Në jetën e vërtetë,
këto gjëra janë të ngadalëta, duan kohë, ndonjëherë shkaktojnë siklet dhe janë
procese të ngatërruara.

Vazhdoj të
takoj këta të rinjtë e mrekullueshëm dhe të talentuar të cilët sapo janë
diplomuar, sapo kanë hyrë në punë, ulem me ta dhe i pyes: ‘Si po shkon?’; – Dhe
ata përgjigjen: ‘Mendoj se do ta lë punën’. – Dhe, unë i pyes, ‘Po, përse?’; – Dhe,
ata përgjigjen, ‘Sepse nuk kam asnjë ndikim këtu ku jam!’. Dhe unë u them, ‘po
ti ke këtu vetëm 8 muaj.’ Është njësoj sikur të jenë në majë të një mali dhe
kanë këto idenë abstrakte që duan të kenë ndikim me gjërat që bëjnë në botë.

Kështu, ajo
që duhet të mësojë kjo gjeneratë e rë, është durimi. Se gjërat që kanë më të vërtetë
rëndësi në jetë, si dashuria, përmbushja në vendin e punës, gëzimi, dëshria për
jetën, vetëbesimit, set-i i aftësive që u nevojiten në jetë, secila prej këtyre
gjërave kërkojnë kohë. Ndonjëherë, mund të përshpejtosh pjesëza të tyre, por udhëtimi
i përgjithshëm është i vështirë dhe i gjatë. Dhe nëse nuk e zhvillon këtë grup
aftësish dhe nuk je në gjendje të kërkosh ndihmë, atëhëre do të rrëzohesh nga
mali.

Skenari më
i keq siç po e shikojmë është rritja e nivelit të vëtvrasjeve. Jemi duke parë
gjithashtu edhe rritje të mbidozimit nga përdorimi i drogërave. Jemi duke parë
shumë nga këta fëmijë të cilët e lënë shkollë ose që marrin leje të përkoshme për
shkak të depresionit. Dhe të gjitha këto janë më të vërtetë një gjë shumë e
keqe.

Ndërsa,
skenari më i mirë, do të kemi një gjeneratë të e cila do të rritet pa e kuptuar
se çfarë do të thotë të jetosh. Ata nuk do të mund të gjejnë dot gëzim në jetën
e tyre, ata nuk do të ndjejnë kurrë përmbushje të plotë dhe të thellë në jetë
dhe në punë. Dhe ata do ta kalojnë jetën duke thënë është ok; Si shkon puna?;
Ok, njësoj si dje. Si të shkojnë marrëdhëniet?; Ok! Dhe ky është skenari më i
mirë.   

Dhe kjo më
çon tek pika e katërt, mjedisi.

Së kaërti –
Ne i marrim këta fëmijë të mrekullueshëm dhe i hedhin në mjediset e
korporatave. Korporatat janë të shqetësuara për shifrat dhe jo për këtë fëmijë,
të rinj që futen në këto korporata. Ata janë të ineteresuar për fitimet
afatshkurtra dhe jo  për jetën e këtyre
të rinjëve. Ne shqetësohemi më shumë për një vit sesa për peridhën e një jete. Kështu,
ne po i fusim ato në këto mjedise korporatash, të cilat nuk i ndihmojnë ata që
të ndërtojnë vetëbesimin. Ata nuk janë duke mësuar aftësitë e bashkëpunimit. Ata
nuk janë duke i ndihmuar ata që të kapërcejnë sfidat e një bote dixhitale në mënyrë
që të jenë më të ekuilibruar në jetën e tyre. Ata nuk janë duke i ndihmuar ata që
të mësojnë të shijojnë gëzimin dhe përmbushjen që njeriu merr duke punuar fort
për diçka për një kohë të gjatë. Gjëra të cilat nuk mund të arrihen për një
muaj, madje as për një vit.

Kështu, ne
i hedhin në këto mjedise korporatash dhe e dini se çfarë ndodh?

Gjëja më e
keqe është se, ata mendojnë se faji është i tyre dhe jo i korporatave ku ata
punojnë. Ata fajësojnë vëtëveten. Ata mendojnë se ata vetë nuk janë të aftë.
Dhe kjo e bën edhe më keq situatën. Por, nuk është faji i tyre. Dhe unë jam këtu
për tu thënë atyre që nuk është faji i tyre. Janë korporatat dhe mjediset që këto
korporata ofrojnë ku kemi një mungesë të plotë të një lidershipi të mirë dhe se
janë ata që i bëjnë ata të ndjehen kështu siç ndjehen. Atyre u ka rënë një dorë
e keqe me letra. Kaq! Dhe më vjen keq të thëm, por kjo është përgjegjësia e
korporatave.

Dhe do të
doja që prindërit dhe shoqëria jonë të kishte bërë një punë më të mirë, por ja që
ata nuk e kanë bërë këtë. Kështu, ne duhet të punojmë edhe më fort që të gjejmë
rrugë për t’i ndihmuara ata që të ndërtojnë besimin tek vetja dhe për t’u mësuar
ature aftësitë sociale që u mungojnë atyre. Në sallat e konferencave nuk duhet
të ketë celularë. Asnjë! Zero! Nuk ndërtohen marrëdhëniet duke qëndruar me
celularë në duar. E mban mend kur folëm për gjërat e vogla. Si për shembull, përpara
një takimi pune dikush pyet, ‘si e ke babanë se e di që ka qenë në spital?’; ‘Ah,
është shumë mirë. Faleminderit që pyet! Në fakt, tani është në shtëpi.’ Ja, kështu
ndërtohen marrëdhëniet. Kështu ndërtohet besimi.

Besimi nuk është
diçka që ndërtohet në një ngjarje apo në një ditë. Edhe në kohë të vështira
besimi nuk ndërtohet menjëherë. Ky është një proces i ngadaltë, i qëndrueshëm, dhe
ne duhet të krijojmë mundësi që të ndodhin këto shkëmbime të vogla midis njerëzve.

Ose, kur
dilni me miq për darkë. Ajo që bëj unë kur dalim me miq për darkë është se i lëmë
celularët tanë në shtëpi. Ndoshta vetëm njëri prej nesh do ta mbajë celularin për
raste emergjente, kur na duhet të porosisim një taxi apo t’i bëjmë foto
ushqimit tonë (qesh…). Është ë njëjta gjë si me alkoolin. Kur ti e largon
alkoolin nga mjedisi i shtëpisë është se ti nuk ke besim tek fuqia e individit.
Edhe ne nuk jemi mjaftueshëm të fortë. Dhe kur e largon tundimimin, në fakt i bën
gjërat shumë më të lehta. Dhe kur nuk e ke celularin në fakt, ti thjesht i gëzohesh
botës.

Dhe ky është
çasti kur shfaqen edhe idetë. Nuk mund të kemi ide dhe të jemi novatorë kur
jemi gjithë kohës duke shkëmbyer. Idetë lindin atëherë kur mendjet tona enden të
lira. Për shembull, ti shikon diçka dhe mendon se, mund ta bësh. Ky quhet
inovacion. Ndoshta ne po i rrëmbejmë edhe këto çastet e vogla në jetët tona, në
të përditshmet tona.

Asnjë prej
nesh nuk duhet t’i karikojnë celularët pranë shtratit në dhomën e gjumit, por në
dhomën e ndenjes. Largoje tundimin! Si për shembull, të zgjohesh në mes të natës
sepse nuk fle dot, nuk do të jesh në gjendje të kontrollosh telefonin që me
shumë gjasa do ta përkeqësohë edhe më shumë pagjumësinë. Ne kemi për detyrë që
të ndhmojmë këtë gjeneratë të re, fantastike dhe idealiste, që të ndërtojnë
besimin tek vetja, të mësojnë të jenë të duruar, të mësojnë aftësitë sociale
dhe të gjejnë një ekuilibër më të mirë midis jetës dhe teknologjisë. Sepse kjo është
gjëja e drejtë për tu bërë!

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=As8XkJNaHbs

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty