ARTFrymëzimÇFARË ËSHTË NJË KAUZË E DREJTË? Nga Simon Sinek

ÇFARË ËSHTË NJË KAUZË E DREJTË? Nga Simon Sinek

-

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Një “përse” vjen nga e shkuara; ajo është
historia e origjinës. Si individë përsetë tona personale janë një  e drejtë e jona që në lindje. Çdo qenie njerëzore
e ka një të tillë dhe ajo është vetëm një dhe ajo lind nga mënyra se si ne jemi
rritur, cilat vlera na kanë rrënjosur, është ajo që ne jemi. Dhe pjesa tjetër e
jetës tonë na ofron mundësinë për të jetuar në mënyrë të ekuilibruar me përsenë
tonë ose jo. Çdo njeri ka një përse, Çdo kompani ka një përse, ne thelb ajo është
historia e origjinës. Obsesioni i Bill Gates për të gjetur mënyra më produktive
për të bërë gjëra qëkur ai ishte i ri çoi tek krijimi i “Microsoft-it”. Pra nga
fiksimi i tij për të ndihmuar njerëzit që të ishin më produktiv dhe kjo është
arsyeja përse “Apple” e mbajti atë gjënë e vet shumë të vogël dhe ato kanë
vetëm katër ose pesë të sistemeve operacionale të kompjuterave në botë dhe “Microsoft”
ka 96%, sepse ajo ishte diçka e madhe vizionare për njerëzit. Ne që të gjithë
duam që të jemi produktivë apo jo. Ne nuk duam që t’a sfidojmë ‘status quo-në’.

Një kauzë e drejtë është e ardhmja.
Kauza e tyre e drejtë ka të bëjë me se ku po shkojmë. Përseja është një
objektivë 100%. Ju nuk mund të vendosni se çfarë është përseja juaj. Ajo është ajo
që ju jeni. Kultura juaj është kultura juaj, por për kauzën tuaj të drejtë ju
duhet të përcaktoni se në çfarë kauze dëshironi që të jeni pjesë. Çfarë lloj kauzeje
do t’ia përkushtoni jetën ose karrierën tuaj, ku ju mund të ndihmoni që të ndërtohet.
Dhe meqë ra fjala, ju mund të keni kauza të drejta të shumëfishta. Ju mund të
keni një për karrierën tuaj, një për familjen, një për kishën etj. Ju mund të
jeni pjesë e shumë kauzave të drejta dhe ku shumë, veçanërisht të rinjtë
vendosin shumë presion mbi vetveten mbi se cili është vizioni i tyre.

Juve nuk ju duhet që ta shpikni vizioni
tuaj. Ju mund t’i bashkëngjiteni vizionit të dikujt tjetër. Ju duhet të gjeni
një vizion. Jo të gjithë mund të jenë vizionar si Steve Jobs apo Bill Gates. Është
vetëm një përqindje e vogël e popullsisë tonë që mund të quhet vizionare, por
ne mund t’i bashkëngjitemi vizionit të tyre dhe që t’a bëjmë vizionin e tyre
vizionin tonë. Shkoni dhe lexoni vizionin fillestar të Bill Gates. Është i
mrekullueshëm dhe i qëndrueshëm. Kur ai dha fjalimin e tij në “TED Talk” për
Fondacionin Gates dhe dhënien fund të malarias në botë. Është i njëjti vizion,
por ai është duke e bërë këtë nëpërmjet instrumenteve të ndryshme.

Tani përpara kësaj ishte teknologjia,
tani është nëpërmjet rrjeteve të mushkonjave. Por gjuha ka qenë saktësisht e
njejtë.

Pra ju duhet të gjeni një vizion me
siguri. Pra pyetja është si t’a ndërtoni një kauzë të drejtë? Dikush tashmë e
ka artikuluar atë për ju dhe ju keni këtë reagimin si:…oh, më pëlqen ajo bota
që ti po përpiqesh që të ndërtosh. Ne duam që të bëjmë atë pgjë së cilës jemi
duke i përkushtuar kompanitë tonë që të bëjnë, ku vizioni im është që të krijojë
një botë në të cilën pjesa më e madhe e shumicës së njerëzve do të zgjohen
çdo mëngjes të frymëzuar për të
shkuar në punë, për t’u ndjerë të sigurt kur janë atje dhe më pas të kthehen në
shtëpi të përmbushur në fund të ditës. Kjo është ajo së cilës ia kam përkushtuar
karrierën time.

Nëse ndokush dëshiron që të më bashkohet
ejani dhe bashkohuni me mua. Përse mendoni se i mbaj unë këto fjalime? Unë i
mbaj këto fjalime sepse jam duke kërkuar se si t’i përhap këto mësime të urta.
Unë jam duke u përpjekur që të ndaj me ju mënyrat me këdo që mendon që kjo
është diçka interesante dhe unë kam nevojë për ju që ta bëni këtë. Unë jam
vetëm një djalë me një mikrofon, ndërsa ju jeni ata që po ndërtoni kompanitë që
do të krijojnë atë kulturën që do të ketë më shumë të ngjarë që të krijojnë
botën që unë imagjinoj. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin prandaj unë i bëj këto
gjëra. Unë po kërkoj një ushtri. Kështu që, ju mund të gjeni një vizion të
vizioneve rreth se ku po shkoni dhe, në fakt, ai është një ideal që ju mund të
mos e arrini kurrë, por ju do të vdisni duke u përpjekur për të arritur atje.
Dhe ky është thelbi!   

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Kjewa6fbmAA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty